Drejtuesi i Barcelonës: Vidal ka treguar mungesë respekti ndaj shokëve

11 Tetor 2018
Drejtuesi i Barcelonës: Vidal ka treguar mungesë respekti ndaj shokëve

Intervistuar nga gazetat kryesore spanjolle, duke përfshirë Sport dhe Mundo Deportivo, menaxheri i përgjithshëm i Barcelonës, Pep Segura, ka folur rreth temave të nxehta në mjedisin Blaugran. Jo vetëm loja, ku rezultatet janë zhgënjyese sidomos në Liga, por edhe për rastet e fundit që kanë përfshirë Malcomin dhe sidomos Vidalin, protagonistin e deklaratave të ndryshme që nuk janë  mirëpritur në klub. Një mendim pastaj për Griezmann, dhe refuzimin e tij për tu transferuar te Barcelona.

VIDAL – “Ai mesazh ka një konotacion të dyfishtë. Nga njëra anë tregon se Vidal dëshiron të integrohet shpejt te Barcelona dhe ta ndihmojë ekipin, ndërsa nga ana tjetër shfaqet personalisht i frustruar që nuk ka më shumë minuta lojë në dispozicion. Por, mbi të gjitha, ai duhet të ketë respekt për kolegët, dhomën e zhveshjes ku bën pjesë, trajnerin dhe klubin. Në njëfarë mënyre, Vidal duhet të jetë i vetëdijshëm se këto statuse në rrjetet sociale do të dëmtojë më shumë atë se këdo tjetër. Unë mendoj se kjo duhet ndrequr”.

VALVERDE–  “Nuk mund të flasim tani për të ardhmen e trajnerit. Ai ka ende një kontratë dyvjeçare plus një mundësi për vitin e tretë: Kur të vijë koha për të marrë vendimin, do ta bëjmë së bashku. Për momentin jemi të kënaqur me punën e tij dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth kësaj çështjeje “.

GRIEZMANN – “Me Griezmann nuk ka ndodhur asgjë, thjesht janë vendime që njerëzit i marrin. Nuk i kishim dhënë fjalën njëri-tjetrit për ndonjë gjë”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.