Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë transferimin e Aubameyanut në janar

15 Nëntor 2019

Drejtuesit e Barcelonës po diskutojnë mundësinë e një lëvizjeje për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas mediumit të njohur Le10Sport, Aubameyang është shfaqur si një emër ideal për të zëvendësuar përfundimisht Luis Suarezin te Barça.

Bordi i drejtuesve të klubit katalunas po diskutojnë disa mundësi, por ylli i Arsenalit gjendet i pari në listën e tyre të dëshirave.

Lexo po ashtu: Barcelona do të tentojë në janar transferimin e Aubameyangut

Për momentin, asnjë qasje serioze nuk është bërë te Topçinjtë, por ka konsideratë brenda Barçës për bërjen e një lëvizje në janari për sulmuesin.

Inkurajimi i katalunasve është refuzimi i Aubameyangut për të konsideruar bisedime mbi kontratën e re – pavarësisht se u emërua kapiten i klubit javën e kaluar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com