Drejtuesit e PSG-së në kontakte me Guardiolan

22 Mars 2020

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë duke punuar për sjelljen e Pep Guardiolas në kryeqytetin francez.

Guardiola është i angazhuar dhe e lumtur te Manchester City, por e ardhmja e tij vazhdon të diskutohet sidomos pas dënimit të UEFA-s për klubin anglez.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, trajneri katalunas vazhdon të mbehet ëndrra e madhe për pronarët e PSG -së.

Lexo po ashtu: Drejtuesit e PSG-së planifikojnë dyshen e ëndrrave, Guardiola dhe Xavi në krye të ekipit

Në të vërtetë, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është i prirur të ofrojë në krye të ekipit Guardiolan me Xavin si zëvendës të tij.

Thuhet që drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë ka bërë kontakte me Guardiolan për të regjistruar interesin e tyre.

Sidoqoftë, për momentin, Guardiola ka këmbëngulur që është i lumtur atje ku është, ndërsa për të ardhmen duhet pritur verën. /Telegrafi/

www.telegrafi.com