Driblimet më të mira nga Messi që shokuan gjithë botën e futbollit, argjentinasi kalonte pa problem nga shtatë futbollistë

04 Prill 2020

Lionel Messi konsiderohet nga shumë adhurues të futbollit si lojtari më i mirë në histori.

Ylli argjentinas ka bërë gjithmonë magji me topin, por edhe me golat e shumtë dhe asistimet e mrekullueshme për bashkëlojtarët.

Përveç golave të mrekullueshëm dhe asistimeve Messi ka mahnitur gjithë botën edhe me driblimet e tij.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka shokuar shpesh herë botën me driblimet që i ka bërë kundërshtarëve.

Një faqe që përkrah argjentinasin në YouTube, ka publikuar dy video me driblimet më të mira të Messit gjatë karrierës së tij.

Në këtë kohë kur të gjithë jeni duke qëndruar në shtëpi, atëherë këto video me driblimet e Messit do t’ua thyejnë monotoninë.

Shijojeni magjinë e argjentinasit më të mirë që ka njohur bota e futbollit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan