Dridhen te Barcelona, ngërç për operacionin më të madh të merkatos

Barcelona dëshiron të afrojë në skuadër Antoine Griezmann dhe është një objektiv i mësuar botërisht nga të gjithë. Sulmuesi francez i Atletico Madrid është nën kontratë, por ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh në kontratë, por problemi është tjetër, pasi në verë ai do të kushtojë më shumë, ndaj katalanasve u është bërë e ditur se duhet të bëjnë gati edhe një bonus për ta transferuar lojtarin me përfundimin e kampionatit.

Realisht çmimi prej 100 milionë eurosh që ka në klauzolë Griezmann është më i vogël se çmimi i tregut, ndaj edhe menaxheri i lojtarit pret që katalanasit të ofrojnë një bonus sa më të lartë për të përjashtuar ofertat e tjera që mund të vijnë në verë. Çmimi i sulmuesi mund të rritet nga 10 deri në 40 milionë euro më shumë, por nuk është vetëm ky problemi, pasi 27-vjeçari kërkon që Barcelona të mbyllë gjithçka para nisjes së Botërorit “Rusi 2018”.

Griezmann kërkon që çështja e së ardhmes të zgjidhet para Botërorit, që të jetë i përqendruar te arritja e objektivave me Francën dhe të mos shpërqendrohet nga zërat e merkatos. “Blaugranat” kanë favorin që dëshira e sulmuesit është të luajë për ta, por nuk munden ta blejnë dot para 30 qershorit, pasi UEFA e llogarit si shpenzim të sezonit aktual dhe do të prishte shumë punë në bilancin e Barcelonës. Merkatoja për sezonin e ri nis më 1 korrik, periudhë kur Botërori ka nisur, ndaj shihet se ka një problem real për të bërë të mundur transferimin e Griezmann. Klube si Manchester City, PSG dhe Manchester United mund të rivalizojnë fort për francezin, nëse spanjollët nuk e zgjidhin shpejt çështjen e transferimit të sulmuesit, që shihet si një lëvizje e domosdoshme për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm ,në mënyrë që të tentohet fitimi i Champions League. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan