Drinkwater kthehet te Chelsea pasi refuzoi Anglinë

Mesfushori Danny Drinkwater u rikthye në qendrën stërvitore të Chelsea, Cobham, të premten në mëngjes, pasi trajtoj me mospërfillje ftesën e ekipit kombëtar të Anglisë.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate zbuloi se ai ish-ylli i Leicester refuzoi me vonesë ftesën e “Tre luanëve”, pasi “nuk ndihej gati”.

Vendimi i tij ka nxitur debat, ish-sulmuesi i Anglisë, Chris Sutton, thotë se ai “ka bërë gabimin më të madh të karrierës së tij”.

Mesfushori është duke u stërvitur me një tjetër lojtar të madh si David Luiz, i cili gjithashtu është në qendër të vëmendjes.