Dritë jeshile nga Neuer, mjafton një video në Instagram

Dritë jeshile nga Neuer, mjafton një video në Instagram

Manuel Neuer më në fund u ka dhënë një lajm të mirë fansave. Portieri i dëmtuar i Bayern-it sot postoi një video në Instagram, ku tregonte se procesi i rikuperimit po ecën mirë.

Kapiteni i bavarezëve është dëmtuar dy herë në kockën metatarsale, diçka e pazakontë në futbollin modern, dhe pritet të jetë gati për lojë në muajin mars.

Sot ai bëri vetëm disa lëvizje të lehta, por edhe kjo është shumë, kur merr parasysh faktin se që në fund të shtatorit ai nuk ka bërë dot asgjë. Ende nuk bëhet fjalë që 31-vjeçari të vrapojë.

Pa përdorur një strukturë të veçantë që vesh këmbën e tij, Neuer nuk lejohet të ecë. Ajo bën që pesha e trupit në këmbë të jetë sa më e vogël. Po vjen Botërori, kështu që duhet sforco.