Ducati humbet sponsorin gjigant

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 18:11
“Ndarje” me zhurmë në MotoGP

 “Ndarje” me zhurmë në MotoGP, mes motorit Ducati dhe kompanisë celulare Telecom. Kompania Tim, faktikisht, nuk do të sponsorizojë skuadrën e Borgo Panigale, që e bënte në mënyrë të pandërprerë që prej vitit 2004.

Vendimi i ri i numrit një të Telecom, Amos Genish, ka vendosur që të ndërpresë kontratën e sponsorizimit me ekipin Ducati Corse. Një problem i bukur për Ducati që duhet të nxitojë ta zëvendësojë, të gjejë një tjetër si Tim, përpara se të nisin testimet e reja për sezonin e ardhshëm.

Marka Tim nuk do të jetë më prezente në sezonin e ri të MotoGP 2018, që ishte e ngjitur te Andrea Dovizioso dhe Jorge Lorenzo, që prezantohen të hënën më 15 janar, me një event zyrtar në Borgo Panigale, në të cilin do të sqarojnë programin sportiv, objektivin e sezonit të ri, ndoshta dhe zëvendësuesin e sponsorit të ri.

Vendimi i braktisjes së Ducati, ka pasur motiv nga menaxherët e Tim, me vullnetin e ripozicionimit të markës, që mund të ndikojë në të ardhmen e kampionatit të Serie A të futbollit. /EDS/