Dudelange është kundërshtari i Shkëndijës në Ligën e Evropës

16 Korrik 2019

Shkëndija është eliminuar që në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, ku tani do të kalojë në Ligën e Evropës.

Shkëndija edhe pse ishte favorit absolut përballë estonezëve të Nomme Kalju, ata në fund u mundën 2-1, duke i përfunduar garat në këtë mënyrë që në fazën e hershme, edhe përkundër fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Talin.

Kjo pasi dy golat e shënuara si mysafirë iu dhanë estonezëve kualifikimin.

Kësisoj Shkëndija do t’i vazhdojë garat nga raundi i dytë eliminator i Ligës së Evropës.

Kundërshtarë i “kuqezinjëve” në këtë fazë do të jetë skuadra kampione e Luksemburgut, Dudelange, që u eliminua nga skuadra kampione e Maltës, Valetta.

Dudelang vitin e shkuar e kishte eliminuar Dritën e Gjilanit dhe pastaj kishte shkuar deri në fazën e grupeve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com