Dueli i motrave Williams, Venus mund Serena-n

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 10:31
Në BNP Paribas Open fitoi më e vogla

Tenistja Venus Williams mundi motrën e saj më të vogël, Serena-n 6-3, 6-4 në raundin tretë të BNP Paribas Open në mbrëmjen e së hënës. Kjo është fitorja e parë e saj ndaj së motrës që prej vitit 2014. Serena iu rikthye dueleve në fushën e tenisit, ndërsa 6 muaj më parë ajo solli në jetë vajzën e saj.

“Unë kam thjesht fat që kam luajtur më shumë ndeshje se sa ajo deri më tani. Ajo u kthye duke bërë një paraqitje të mirë. Kishe shanset e saj, por nuk ia doli”, tha Venus pas takimit.

Kurse e motra, Serena u shpreh: “Unë mund të them se e njoh në detaje, por ajo luajti pak më mirë se sa bën normalisht. Shërbimin e kreu mirë vazhdimisht. Pra gjithçka e bëri ashtu siç duhet”.

Rafa Nadal habit edhe me orën e tij në French Open

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Qershor 2018 13:45
Vetëm 50 modele në tërë botën

Rafael Nadal fitoi titullin e 11 French Open por përveç këtij suksesi të jashtëzakonshëm, në sy ra edhe diçka tjetër. Tenisti spanjoll e shfaqi stilin përveç mjeshtërisë së tij edhe në look, ndërsa mbante veshur një orë me vlerë 540 mijë sterlina.

Në një moment gjatë finales, Nadal kërkoi ndihmë mjekësore, duke qenë se pati probleme me dorën dhe aty kamerat fokusuan orën e tij të shtrenjtë. Ora e shtrenjtë është e markës “Richard Mille” dhe është vetëm 1 nga 50 prototipet e prodhuara nga firma e njohur e orëve luksoze në Zvicër.

Modeli “RM27-03” është vetëm një nga orët e shumta të shtrenjta që Nadal ka mbajtur në dorë gjatë karrierës së tij si tenist. Madje në turneun French Open të vitit 2015, ai mbajti të vënë modelin RM27-02 me vlerë 580,000 sterlina. Në një intervistë të dhënë për “The Wall Street Journal” ai tha se kur vendoste një orë, kishte nevojë që në model të bëhesh disa ndërhyrje, në mënyrë që ai të ndihej plotësisht rehat.

“Në fillim ishte disi si periudhë tranzicioni, duhet që të punonim bashkë që të rregullonim çdo gjë në kyçin time. Është sikur nuk mban veshur asgjë. Është pjesë e lëkurës sime”, u shpreh ai. Ora që mbante në kyç ishte e personalizuar, e qelibartë dhe me ngjyrat e flamurit spanjoll. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

 

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Fitoi Roland Garros, këto janë fjalët emocionuese të Rafael Nadal

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Qershor 2018 18:42
Spanjolli është fenomenal

“Nuk mund të përshkruaj ndjenjat e mia. Është më shumë se një ëndërr që të fitosh njëmbëdhjetë herë, dukej diçka e pamundur. Rafael Nadal komentoi kështu triumfin e tij të njëmbëdhjetë në Roland Garros të fituar përball austriakut Dominic Thiem.

“Është fantastike, jam shumë i lumtur, kam luajtur një ndeshje të mirë”- ka deklaruar spanjolli para se të kurorëzohej. “Kam luajtur ndeshjen më të mirë të turneut, ishte thelbësore dhe ja dola. Dominic është një rival mjaft agresiv dhe shumë i fortë, me një dëshirë të madhe për të konkurruar”.

“Në mesin e setit të tretë kam pasur shumë frikë, sepse kisha dhimbje. Sot kam pasur trysni të madhe nga një kundërshtar që gjuan deri në limite. Komplimentoj Dominic, ka luajtur për dy javë në nivelin më të lartë dhe është një mik i mirë. Do të fitojë së shpejti” deklaroi Nadal që triumfoi 6-4, 6-3 dhe 6-2 me sete duke e mundur austriakun 3-0 në finalen e Roland Garros në French Open.

Kjo ishte finalja e 11 në turneun numër 122 të Roland Garros për Rafael Nadal, i cili çuditërisht i ka fituar të njëmbëdhjeta duke shkuar drejt një rekordi që rrallë mund të arrihet. /EDS/

*************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli

FrenchOpen| Nadal fiton turneun e 122 të Roland Garros

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Qershor 2018 17:58
Rekord trofesh

Tenisi ka një mbret të ri, ai është Rafael Nadal. Pak minuta më parë spanjolli 32-vjeçar ka arritur që të mund 3-0 me sete austriakun Dominic Thiem i lindur në vitin 1993 duke bërë për vete trofeun e Roland Garros.

Ky ishte evenimenti numër 122 i Roland Garros, ku këtë herë spanjolli nuk gaboi dhe arriti që të fitojë tre sete, duke mos i lënë asnjë mundësi dhe asnjë shpresë kundërshtarit austriak. Ky është titulli i 11 në 11 finale të arritura në këtë turne.

Seti i parë u mbyll me shifrat e ngushta 6-4, ndërsa në të dytin diferenca ishte 6-3. Në setin e tretë Nadal arriti që të triumfojë 6-2 kundër austriakut Thiem që e vuri jo pak herë në vështirësi, por spanjolli nuk mund të zgjaste më tepër këtë lojë që zgjati jo pak, por tre orë. Padyshim që ngjitet më lartë në listën e rekordmenëve, sepse në 11 finale nuk ka gabuar asnjëherë. /EDS/

*************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli

French Open/ Simona Halep fiton Grand Slam-in e parë (video)

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
9 Qershor 2018 18:07
Rumunia ia doli pas 3 finalesh të humbura

Roland Garros është i Simona Halep. Tenistja rumune në finale mposhti rivalen amerikane Sloane Stephens me rezultatin 3-6, 6-4, 6-1. Numri 1 i botës që ishte në disavantazh një set dhe një break, ia doli që të fitojë titullin e saj të parë Grand Slam pas tri finaleve të humbura.

Ajo e riçon në Rumani titullin e Parisit 40 vite pasi një gjë të tillë në 1978 e arriti Virgina Ruzici. Kurse Stephens, pavarësisht humbjes, që nga e hëna do të jetë numri 4 në renditjen botërore për femra.

Për Stephens, kjo është humbja e parë pas 6 finaleve të mëparshme të fituara. Amerikania vinte pas fitores të US Open në shtatorin e shkuar, por nuk ia doli që t’i bënte të sajat dy tituj radhazi.

“Në game-n e fundit, mua më duk sikur nuk mund të merrja dot më frymë. Unë vetëm nuk doja që të përsërisja atë çfarë ndodhi vitin e shkuar. Sinqerisht, nuk mund ta besoj. Jam e lumtur që kjo ndodhi në Paris, qyteti im special. Stephens është një sportiste e madhe, gjithnjë mjaft e vështirë që të luash kundër saj. Në setin e dytë unë nisa të relaksohesha dhe ia dola që të rekuperoja”, tha Halep pas suksesit në anë të fushës.

Sigurisht një fitore e merituar e rumunes, që ia doli të nxirrte veten nga thellësia dhe në fund të lojës ta linte rivalen e saj amerikane pa energji. /EDS/

**************************

 

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

 

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.