Duhen muskuj te Napoli, Ancelotti sheh nga Bayern

Në kohën kur drejtonte Bayern Munchen Carlo Ancelotti në pjesën më të madhe të rasteve e përdorte si qendërmbrojtës Javi Martinez. Ndërsa tani që është trajner i Napolit flitet se kërkon ta marrë në Itali për të zëvendësuar mesfushorin Jorginhno të transferuar te Chelsea.

Lajmin e jep gazetari italian Gianluca di Marzio, i cili thotë se është pikërisht spanjolli lojtari që trajneri i ri i Napolit ka zgjedhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i italo-brazilianit për në Londër. Jorginho u prezantua vetëm sot në “Stamford Bridge” ku ndoqi trajnerin Maurizio Sarri.

Pasi ka arkëtuar 50 milionë paund për të, Ancelotti i ka sugjeruar presidentit Aurelio de Laurentiis që të bëjë një propozim për Martinez. Bayern e bleu baskun në vitin 2012 për 40 milionë Euro, një shifër rekord për kohën për klubin gjerman, por edhe pse ndihmoi klubin të fitonte tripletën kampionat-kupë-Champions një vit më vonë, nuk arriti të përsërisë nivelin e lartë edhe në vitet pasardhëse.

I vendosur më shumë në qendër të mbrojtjes nga Guardiola dhe Ancelotti, Martinez arriti të rikthente diça nga shkëlqimi i dikurshëm vetëm me rikthimin e Jupp Heynckes në Mynih, ku menjëherë trajneri veteran e rivendosi në mesfushë.

E duke se Ancelotti ka kuptuar që pozicioni ideal i 29-vjeçarit është para mbrojtjes dhe tani kërkon ta ketë sërish në shërbim të tij. Edhe pse luajti vetëm 22 ndeshje në kampionatin gjerman sezonin e kaluar dhe nuk u grumbullua nga Spanja për në Botëror, Martinez mbetet ende një lojtar për t’u vlerësuar./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan