REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Në Angli do ishte do ishte bërë "nami"

Duka-Fino, si mund të kuotohet në baste

12 Janar 2018 16:34

Po të ishim në Angli tani të gjithë do kishin nisur të vinin bastet, madje edhe më parë do ishte kuotuar kandidimi ose jo i Armand Dukës dhe Bashkim Finos për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tashmë kandidaturat janë zyrtare dhe sportdashësit në përgjithësi janë të interesuar për fituesin. Shumëkush është lodhur nga qëndrimi i Dukës në krye të FSHF-së në katër mandate, por ka plot të tjerë, me siguri edhe më shumë, që janë të lodhur nga politikanët që qeverisin vendin prej vitit 1990.

Gjithsesi do të jetë komuniteti sportiv, domethënë klubet dhe shoqata sportive që lidhen me futbollin, që do të vendosin për njeriun që do jetë në krye të qeverisë së futbollit shqiptar.

Duke parë “mix”-in e faktorëve që ndikojnë në votat e tyre (politika, interesi apo presionet e ndryshme), bëhet shumë e vështirë të parashikosh nëse Armand Dukës do t’i besohet mandati i pestë në krye të FSHF-së, apo “perandoria” e tij do të rrëzohet nga Bashkim Fino dhe mbështetësit.

Kjo përballje, është si ndeshjet derbi, ku nuk ka favoritë. Po të vendosej të kuotohej në baste, ka vetëm një opsion: 1.90 triumfi i Dukës, 1.90 triumfi i Finos, njëjtë si të luash kush nis topin e parë në futboll./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Trajneri austriak nuk tregon shumë sekrete

Pacult i rezervuar: Do e shihni Kukësin...

20 Janar 2018 17:19

Kukësi ka fituar sot 5-1 kundër Dinamos, skuadër me karakter sulmues që nga ndeshja në ndeshje ka ndryshuar opinionin e sportdashësve. Pas fitoreve në Turqi, tashmë të gjithë presin shpërthimin e skuadrës në kampionat.

Të premten luhet kundër Vllaznisë, por Peter Pacult shprehet i rezervuar sa iu përket ndryshimeve në formacion, por edhe për gjithçka që ai ka konstatuar në ekipin e tij. “Ekipi ka bërë rezultat të mirë, ka bërë teste të mira dhe detyrat i ka zbatuar me përpikmëri”, tha për mediat pas miqësores kundër Dinamos austriaku.

Vllaznia – “Nuk e di a ka qenë më mirë apo më keq Kukësi, por deri më tani më pëlqen si ekip”.

Afrimet – “Kemi akoma kohë për t’i parë. Çdo gjë do të shihet në ndeshjet e radhës”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Portieri i Kukësit hap garën për kampionatin

Koliçi shigjeton Skënderbeun: Mos u ndjeni komod

20 Janar 2018 16:58

Kukësi është kthyer në Shqipëri dhe sot triumfoi me rezultatin 5-1 kundër Dinamos. Fitore bindëse, e cila shton “oreksin” e verilindorëve për një fitore në kampionat. Të premten kthehen në fushë kundër Vllaznisë, ku do të kërkojnë ta nisin aty ku e lanë sot me miqësoret.

Është portieri Enea Koliçi, i cili flet ekskluzivisht vetëm për EDS. Për ditët e para me trajnerin e ri, euforinë që mund të kapë skuadrën, por edhe rivalët për titullin kampion, pogradecari gjen një zgjidhje. Nuk i lë hapësira Skënderbeut përderisa matematika lë çdo gjë të hapur, teksa portieri tregon edhe njëherë që janë 60 pikë në lojë deri në përfundim të sezonit.

Pacult - “Ekipi ka ndryshuar totalisht fytyrë. Me trajnerin e ri kanë ndryshuar shumë gjëra, sidomos në aspektin psikologjik. Na ka ndihmuar shumë. E treguam këtë edhe në miqësoret e zhvilluara në Turqi. Këto janë thjesht miqësore dhe thjesht duhet të përqendrohemi te kampionati. Po punojmë mjaft fort që të jemi 100% për ndeshjen kundër Vllaznisë”.

Euforia – “Me atë që po shikoj unë, skuadra nuk është në eufori. Normalisht jemi me kokën poshtë, po punojmë dhe e dimë shumë mirë sa e rëndësishme është që të bëjmë një kampionat të mirë”.

Vllaznia – “Normal që do të jetë e vështirë. Të gjithë e presim këtë ndeshje. Vllaznia ka marrë lojtarë cilësorë, por ne kemi punuar mjaft mirë dhe siç u paraqitëm në miqësore të paraqitemi edhe në kampionat”.

Titulli kampion – “Nuk dua të flas as për Kupën e as për Kampionatin. Sepse janë shumë pikë në lojë. Nuk duhet të ndihet komod as Skënderbeu dhe asnjë ekip tjetër, sepse janë 60 pikë në lojë. Ne atë që duhet të bëjmë është që të bëjmë lojë të bukur dhe të fitojmë çdo takim”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Përfundojnë miqësoret

Laçi e mbyll me triumf, fiton derbin vëllazëror

20 Janar 2018 15:24

Laçi është gati për nisjen e kampionatit. Kurbinasit kanë zhvilluar miqësoren e fundit para ndeshjes me Kamzën që luhet të premten. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani kishte zgjedhur si kundërshtar Lirinë e Prizrenit, që drejtohet nga Bledi Shkëmbi.

Një përballje derbi midis bardhezinjsh, që në fund është fituar nga kurbinasit me rezultatin e ngushtë 1-0. Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse në të dytën ishte mesfushori Fjoart Jonuzi ai që ia doli të shënonte golin e fitores.

Më parë Laçi është përballur në miqësore me Dinamon dhe Kastriotin. Kundër bluve ka barazuar me rezultatin 1-1, kurse me krutanët triumfoi me “poker”. Xhixha dy herë, si dhe Nika e Beqaj shënuan golat ndaj ekipit të drejtuar nga Samuel Nikaj./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Vlonjatet shënojnë të parët, por e pësojnë shpejt

Flamurtari nuk njeh fitore, humb ndaj polakëve

20 Janar 2018 15:14

Flamurtari e ka humbur miqësoren e tretë të luajtur në Antalia ndaj Pogon Szczecin. Kuqezinjtë e mbyllen testin e sotëm në shifrat 2-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa 45 minutat e dyta dhuruan tre aksione të suksesshme, ku brenda gjashtë minutave u shënuan tre gola.

Djemtë e Duros, gjetën avantazhin të parët me anë të Juffo-s, i cili ekzekutoi me mjeshtëri një 11-metërsh. Vetëm tre minuta më vonë polakët përgjigjem me anë të Drygas që barazon shifrat në 1-1. Nuk ka vonuar edhe goli që vendosi fitoren e Pogon-it në tre minuta më pas nga Kamil Drygas.

Në tre miqësore të luajtura deri më tani në Antalia, në kuadër të fazës përgatitore, vlonjtatët kanë humbur dy, ndaj Erzurumspor 1-0, Pogon 2-1 dhe kanë barazuar ndaj Atyrau./EDS/

Ndeshja

Pogon Szczecin 2-1 Flmaurtari
Golat: Kamil Drygas 85', Lasha Dvali 87'/ Juffo 82' (m)

Pogon: Zaluska, Rapa, Fojut, Dvali, Nunes, Drygas, Holota, Kort, Delev, Fraczczak, Bruska

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Polozhani, Musta, Sidibe, Gafuri, Useini, Nedeljkovic, Busic, Muarem; Trajner: Sh. Duro.

U aktivizuan: Qirko, Veliu ,Deliaj, Zuka ,Hyseni,Tushi ,Hoxhaj , Maze, Camara ,Juffo .

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment