Duka: I lumtur për fitoren, kemi ndeshje të mëdha përpara

11 Qershor 2019

Presidenti i FSHF, Armand Duka nuk e ka fshehur tensionin që ka pasur gjatë ndeshjes me Moldavinë. Ai u shpreh për ‘Supersport’: “Tashmë, pas lojës jam i kënaqur, sepse kisha shumë presion deri kur bëmë golin. Edhe humba besimin.”

“Epokat nuk nisin kështu, si me thikë. Kjo ishte një detyrë shtëpie për të fituar. Edhe në letër, mendohet se jemi një ekip më i mirë se Moldavia, edhe pse çdo ndeshje është e vështirë. Nëpërmjet këtij rezultati, kemi më shumë vetëbesim, i jep besim stafit, si dhe një atmosferë më pozitive. Ne nuk jemi një skuadër e madhe, por me klimë pozitive. Me mbështetjen e të gjithëve mund të shkojmë larg”, shtoi Duka.

“Nëse do marrim ekipet në letër, kemi marrë fitore ndaj dy ekipeve më të dobëta se ne. Kemi punë të madhe para. Edhe pse ka pasur rezultate surprizë, ka diferenca sepse nuk ka pasur barazime, ka pasur vetëm fitore”, tha Duka.

Ndërsa për golin e Cikalleshit Presidenti Duka u shpreh: “U kënaqa që shënoi sepse ka qenë nën presion, ka bërë disa shtylla, dhe uroj të ketë hapur rrugën vetes për gola dhe fitore të tjera.”

www.balkanweb.com