Duka: Ishim të mobilizuar, na vleu testi me Jordaninë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shfaq i kënaqur me impenjimin e lojtarëve në fushë ndërsa e pranoi se përballë ishte një ekip më i lehtë se Skocia dhe nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar. Numri një i futbollit në vend komentoi edhe debutimin e Uzunit dhe dëmtimin e Mihajt.

“Rezultati nuk më pëlqeu, por pati një mobilizim, lojtarë të rinj në fushë dhe u përgatitëm për Izraelin. Uroj të marrim një rezultat ë mirë në Izrael. Kundërshtari nuk ishte në nivelin e Skocisë, ishte më i dobët dhe them se mund të bënim diçka më mirë. Kjo ndeshje ishte e rëndësishme jo vetëm te përgatitja për Izraelin por edhe testi i disa lojtarëve për t’i pasur si alternativa në të ardhmen. Uzuni bëri një debutim të mirë. Më erdhi keq për Mihajn që u vra”, tha Duka. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan