Duka kunj Tiranës: Hedhin lekët, por Luftëtari bën kthesën

19 Dhjetor 2018

Armando Duka bën humor me krizën e Tiranës. Bardheblutë vazhdojnë të vuajnë dhe rreziku që u kanoset sa vjen edhe shtohet. Edhe pse presidenti Refik Halili nuk po kursehet financiarisht me lojtarët e tij, duhet thënë që pikët e shumëpritura nuk po vijnë.

E kundërta po ndodh me Luftëtarin; nuk marrin rrogat, por rrugën e kthesës së madhe e gjetën pikërisht në Korçë dhe përballë Skënderbeut që mban statusin e kampionëve në fuqi. Dhe duket se ky fakt ka “ngacmuar” numrin një të institucionit, i cili nuk ka ngurruar që të hedhë një “silurë” për situatën e skuadrës më të titulluar në vend, por këtë herë duke bërë batutë me presidentin e gjirokastritëve, Grigor Tavo.

Pa nisur ende mbledhja për krijimin e Ligës Profesioniste, kur të pranishëm në sallë ishin ende edhe pjesëtarë të mediave, Armando Duka iu drejtua: “O Gole! Tirana po hedh gjithë ato lekë dhe nuk fiton. Ju pa dhënë lekët dhe fituat…”. Moment ky që shkaktoi edhe të qeshura mes të pranishmëve. Kujtojmë se në kampin bluzi kishin tre muaj pa u paguar dhe vetëm pak ditë më parë presidenti likuidoi vetëm një.

Sakaq, te bardheblutë kanë një buxhet milionerësh për sezonin 2018-2019, e megjithatë në fushë nuk po shprehen dot. Kur janë luajtur 17 javë, kanë grumbulluar vetëm 14 pikë. Vendi i 8-të i ka futur në “ujëra të turbullta” dhe me vetëm tri fitore, shpëtimi duket i vështirë.

E vetmja gjë që shpresohet është që të paktën 2019-ta të ndryshojë situatën. Disa ndërhyrje në merkato dhe më shumë mobilizim mund të shërbejnë minimalisht për të evituar rënien nga kategoria, pasi për të pretenduar më shumë, duket një mision gatigati i pamundur, paçka se matematika i lejon. /Panoramasprt/

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan