Duka mesazh Finos: Ta marrim fushatën me sportivitet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 10:54
Kreu aktual i FSHF-së

Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka pranuar që të flasë në lidhje me zgjedhjet që po afrojnë ku do të ketë përballë deputetin Bashkim Fino. Duka ka qenë i pranishëm në ambientet e Kryqit të Kuq, ku ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimin. I pyetur nga gazetarët në lidhje me garën ai ka pasur një mesazh për kundërshtarin e tij.  

“Sot kemi ardhur për një marrëveshje me kryqin e kuq, për të rritur standardet e futbollit, për të ndihmuar ekipet me sa më shumë ndihma mjekësore apo emergjenca që kanë në fushën e lojës. Mendoj se duhet t’i japim vëmendje këtij aktiviteti. Për të gjitha gjërat e tjera do të kemi kohë të flasim për fushate. Dua ta falënderoj Finon që është kandidat dhe ka ndërmarrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Dua ta përjashtoj fjalën debat, me diskutim i cili do të jetë i hapur për të dhënë më të mirën për futbollin. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen. Është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet”, ka thënë Duka.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike