Duka: Skënderbeu e meritoi, rënia të shërbejë si mësim për Vllazninë

Java e fundit e Kategorisë Superiore u mbyll sot me Skënderbeun që u shpall kampion, ndërsa Vllaznia sëbashku me Lushnjen zbriti një kategori më poshtë. Në tërësi ky ka qenë një kampionati i dominuar nga kampionët në fuqi, ndërsa nuk kanë munguar as surprizat si Luftëtari që bëhet pjesë e Europa League për herë të parë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte prezent në Korçë, ku i dha titullin bardhekuqve u shpreh, se ky mund të quhet një sezon i suksesshëm për disa arsye.

Një titull i merituar për Skënderbeun? – “Besoj se skuadra korçare e meritoi titullin për atë që dha gjatë gjithë 35 javëve, përveç javës së fundit. Kanë mbyllur një sezon shumë të suksesshëm dhe titulli është verdikt i fushës”.

Verdikt i kampionatit ka qenë edhe rënia e Vllaznisë – “Të gjitha verdiktet janë ato që kanë ardhur pas performancave të skuadrave në fushë, që nga java e parë, deri në të fundit. Asgjë nuk korrigjohet as në dy javët e para, e as në dy të fundit. Natyrisht që futbolli ka edhe fatin në mes, por në përgjithësi është performanca ajo që vendos. Vitin e kaluar ra Tirana, këtë vit Vllaznia, dhe natyrisht që ka keqardhje për këtë, por shpresojmë që kjo të shërbejë si një mësim për t’u rikthyer edhe më të fortë në Superiore”.

Cilat janë gjërat e mira dhe ato për t’u evituar nga ky sezon? – “Një nga gjërat më të mira është që kemi prodhuar disa lojtarë cilësorë, që edhe kanë gjetur skuadra në Europë, por mund të them se është shumë herët për të bërë bilance”. /EDS/

***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan