Duro nuk u ndahet gjyqtarëve dhe përmend fjalën skenar para Kamzës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 18:19
Ja çfarë thotë tekniku i Flamurtarit

Flamurtari u ndëshkua në mënyrë të padrejtë nga gjyqtari Kridens Meta për ndeshjen e luajtur në Laç. Përpos rastit të diskutueshëm të golit të parë, penalltia e dhënë për bardhezinjtë ishte në kufijtë e skandalozes. Kjo ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje situatën jo të këndshme të klubit kuqezi në drejtim të gjyqtarëve.

Një herë më parë tekniku Duro është ndëshkuar nga Disiplina për deklaratat kundër gjykimit, ndërsa këtë herë ai u është rikthyer për të folur kundër tyre. Normalisht, edhe për situatën jo të mirë të skuadrës së tij që po përjeton në javët e fundit, ku ka marrë zero pikë ndaj kundërshtarëve që i ka tashmë rival për një vend në Europa League.

“Është situata më e keqe qysh nga fillimi i sezoni te Flamurtari. Duke pasur parasysh që kemi bërë paraqitje të mirë gjatë gjithë sezonit, por për mua tre ndeshjet e fundit kanë qenë të paparashikueshme. Si në aspektin e rezultatit ku kemi tre humbje, por edhe në aspektin e dëmtimeve dhe kartonëve që kanë ndikuar patjetër në performancën e skuadrës”.

“Skuadra të jetë ajo që ka qenë, e fortë si në dy fazat e para, sepse kampionati është i fortë. Skuadër e fortë dhe me karakter është ajo që di të ringrihet.  Çdo skuadër i kalon këto kriza. Me gjithë këto probleme dhe dëmtime, është si ai njeriu që dëmtohet në mënyrë sistematike nga gjykimet skandaloze që ka qenë gjithnjë kundër nesh. Nuk besoj se ka ndonjë skenar që Vlora të mos shkojë. Nuk dua ta besoj nëse është e vërtetë. Kam bindjen te skuadra, te profesionalizmi i lojtarëve që të bëjmë luftë të gjithanshme që skuadra ishte në pozita të forta”. /EDS/

Salah për ta mbyllur me nder ndaj Arabisë Saudite

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:27
Formacionet zyrtare

Arabia Saudite dhe Egjipti luajnë sot ndeshjen e fundit në Grupin A. Të dyja skuadrat janë me zero pikë në këtë grup, që udhëhiqet nga Rusia, e ndjekur pas nga Uruguai me pikë të barabrta.

Mungesa e Mohamed Salah në sfidën e parë ndikoi shumë në përformancën e skuadrës, të cilët u mundëm 1-0 nga Uruguai i Luis Suarez. Ndërkohë në sfidën e dytë ndaj Rusisë, që ishte titullar nuk ia doli që të bëjë diçka më shumë për të ndihmuar skuadrën, përveçse ekzekutoi me mjeshtëri një penallti të fituar, të cilën e konvertoi në gol. Egjipti u mund me rezultatin 3-1.

Përballja ndaj Arabisë Saudite është e fundit në këtë grup dhe shanset për kualifikim natyrisht kanë përfunduar. Egjipti nuk ka asnjë motiv për ta fituar këtë sfidë, përveçse në nder të tifozëve që i kanë mbështetur në këtë turne deri  tani. /EDS/

Formacionet zyrtare

Arabi Saudite - Egjipt

“Volvograd Arena”

4-2-3-1/ Arabia Saudite: Almosailem, Osama, Alburayk, Salman, Hatan, Yasser, Motaz, Otayf, Hussain, Salem Fahad.

4-2-3-1/ Egjipt: Elhadary, Ali Gabr, Hegazy, Fathi, Abdelshafy, Tarek Hamed, M.Eneny, Abdalla, Treziguet, Marëan, M.Salah

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zgjohen te Partizani, njoftohet lëvizja e tretë merkatos

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:24

Partizani deri më tani ka njoftuar për zëvendësimin e Klevis Dalipit me Skënder Gegën, ndërkohë që është konfirmuar edhe mbyllja e bashkëpunimit me mbrojtësin Blerim Kotobelli. Kanë ikur nga ekipi edhe mesfushorët Idriz Batha dhe Arbnor Fejzullahi, por në lidhje me këta dy lojtarë nga ana e klubit të kuq nuk ka pasur asnjë njoftim. Atyre u kanë mbaruar kontratat dhe nuk kanë rinovuar, ndërkohë që i fundit që largohet është sulmuesi Emran Ramadani. I afruar në janar, 26-vjeçari luajti vetëm në gjashtë ndeshje si zëvendësues me të kuqtë dhe shënoi një gol në fitoren 6-0 ndaj Lushnjës. Ramadani nuk do të jetë largimi i vetëm, pasi edhe Alban Sulejmani pritet të zyrtarizohet si lojtar i lirë. Ky i fundit u mor në verë nga Legia e Varshavës, por nuk pati hapësira, çka ka bërë që palët të mendojnë për të vijuar të ardhmen në drejtime të ndryshme.

NJOFTIMI I PARTIZANIT – “Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emran Ramadanin. Palët vendosën sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre dhe mesfushori 26 vjeçar, nuk do të vijojë të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falënderon Emran Ramadanin për kontributin e dhënë te Partizani, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”. Deri më tani te Partizani nuk kanë njoftuar për asnjë afrim. Tifozët po presin me padurim të mësojnë se cilët do të jenë futbollistët që do të afrohen në ekip para ndeshjeve në Europa League kundër sllovenëve të Maribor. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Shkëlqeu ndaj Polonisë, Mina ka një mesazh për Barcelonën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:08
Mbrojtësi është i vendosur

Mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina bëri një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë me përfaqësuesen e tij në kuadër të ndeshjes së dytë ne Grupin H. Në përballjen e parë fatkeqësisht humbën 2-1 ndaj Japonisë pasi luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të mesfushorit Carlos Sanchez.

Mina ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në fitoren 3-0 ndaj Polonisë në “Kazan Arena”, edhe pse “Lojtari i ndeshjes” u shpall mesfushori i Real Madrid i huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez. Ai shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin në minutën e 40-të të takimit, i pasuar nga Falcao (70’) dhe Juan Cuadrao (75’). Skuadra e Pekerman ia doli që të fitojë tre pikë me shumë vlerë që i mbajnë akoma me shpresa për të kaluar raundin, por kjo do të shihet nëse arrijnë fitore në takimin e fundit ndaj Senegalit.

23-vjeçari në përfundim të takimit ka folur edhe për aventurën e tij të re me ekipin e Barcelonës.

“Për mua Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Nuk dua të largohem nga “Camp Nou” dhe kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të tillë. Më pëlqen ai klub, qyteti, njerëzit dhe shokët e skuadrës... gjithçka”- tha lojtari pas ndeshjes së fituar me polakët.

Mina shtoi më tej se ishte i lumtur shumë për arritjen e fitores dhe mbështetjen që i japin shokët e skuadrës.

“Është e mrekullueshme, sepse gjithnjë më mbështesin dhe këto janë momente gëzimi për mua. Tani jam i qetë. I kam bërë gjërat në mënyrën time më të mirë dhe gjithmonë përpiqem që të përmirësohem për të kapur nivelin tim, e cila është ajo që dua më shumë”- përfundoi ylli i ri i katalanasve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Uruguai dhe Rusia përballen për vendin e parë, nisin llogaritjet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:04
Formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja e fundit e grupit A në Kupën e Botës mes Uruguait dhe Rusisë. Kjo përballje është e vlefshme vetëm për përcaktimin e vendit të parë të grupit, për shkak se Rusia ka golavarazhin 8-1, që do të thotë se vetëm fitorja i bën punë amerikano-latinëve për të marrë vendin e parë.

Rezultati që do të prodhojë kjo sfidë do të përcaktojë dhe shortin për takimin e radhës, që do të jetë ai i 1/8-ave të Botërorit. Vendi i parë i grupit A do të përballet me vendin e dytë e grupit B, ndërsa vendi i dytë i grupit A do të përballet me të parin e B-së. Që do të thotë se do të bëhen përllogaritjet duke parë që një mes Spanjës dhe Portugalisë do të jetë kundërshtari i tyre direkt për të vijuar rrugën në Botëror.

Në fushë të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët e tyre më të mirë, duke mos kursyer asnjë, që do të thotë se emocionet do të jenë të pranishme. Me sa duket, lufta për vendin e parë bëhet me “laps e letër në dorë”. Fitorja vlen më shumë për rritje morali. /EDS/

Formacionet zyrtare:

Uruguai – Rusi 16:00

Uruguai: Muslera, Godin, Bentacur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Coates, Cavani, Caceres. Trajner: Oscar Tabarez

Rusi: Akinfec, Kutepov, Ignashevich, Cheryshev, Gazinskii, Zobnin, Kudriashov, Al Miranchuk, Samedov, Dzyuba, Smolnikov. Trajner: Stanislav Cherchesov

Gjyqtarë: M. Diedhiou, D. Camara, E. Samba, T. Bamlak

Stadiumi: Samara Arena

Kapaciteti: 44918 spektatorë

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.