Duro pa frena: Në dhomat e zhveshjes dëgjojmë muzikën e Champions…

Trajneri i Kamzës, Klodian Duro ishte pjesë e një konference për shtyp ku foli për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Kukësit. Ish-mesfushori ka kujtime nga aventura me verilindorët, por u shpreh se tani situata ka ndryshuar dhe synon t’i mposhtë në “Loro Boriçi”.

NOSTALGJIA – “Ka edhe të tilla ndeshje në futbollin profesionist. Kam respekt maksimal për Kukësin dhe gjithë kuksianët. Ruaj vetëm kujtime pozitive, pasi kaluam një periudhë mjaft të mirë. Në pak kohë realizuam shumë gjëra të mëdha: seri të mirë lojërash dhe duke fituar edhe trofe, që është gjëja më e rëndësishme në futboll. Tani jam i Kamzës dhe mendoj vetëm për këtë ekip”.

HAKMARRJE – “E shoh si një ndeshje futbolli. Nuk ka asnjë hapësirë për hakmarrje me askënd. Jam i përqendruar maksimalisht te një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, me synim të vijojmë rrugën e nisur”.

MOTIVIMI – “E kam marrë Kamzën në kampionat e sipër dhe nuk e kam ndërtuar unë. Gjithsesi e mora drejtimin me bindjen se kjo skuadër mund të bëjë mirë në kampionat. Kukësi pretendon për titull, por nuk mendoj se jemi më poshtë. Nëse ata shohin titullin, ne në dhomën e zhveshjes kemi pasur gjatë gjithë javës muzikën e Champions League. Nuk na bën përshtypje kundërshtari. Shohim vetëm punën tonë dhe duam të japim më të mirën për të treguar në fushë atë që bëjmë në stërvitje”.

OBJEKTIVI – “Synimi është fitorja, duam të ecim në këtë rrugë. Çdo ndeshje ka veçoritë e veta, ndaj Kastriotit u treguam më të uritur dhe më të saktë. Tani shohim nga ndeshja në Kukës, që vlen tre pikë, sikurse ndeshja e shkuar”.

REPARTI I SULMIT – “Jam shumë i kënaqur nga të gjithë. Kemi bërë më të mirën në dy ndeshjet e fundit, do kenë mundësinë të shënojnë të gjithë. Shënoi edhe Teqja në kupë. Me Kastriotin Roloviç shënoi, sikurse edhe Fukui. Plaku dha asist, kurse Martinena u shfaq shpesh para porte. Jam i kënaqur nga të gjithë, jo vetëm nga sulmi. Do të jem edhe më i kënaqur nëse shënojnë edhe sulmuesit e tjerë”.

NDREU  – “Është një përforcim i orëve të fundit, i cili e njeh mirë Kamzën, por kjo nuk më tremb dhe as më bën përshtypje. Më intereson vetëm ekipi im. Jam shumë i qetë dhe i sigurt se do të ecim në rrugën e fitoreve”. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan