Duro: Pezullimet çështje e klubit, e di si mposhtet Tirana

Kamza kërkon të surprizoj Tiranën në takimin që do të zhvillohet nesër në periferi të kryeqytetit. Trajneri Klodian Duro shfaqet optimist përpara takimit, ndërsa kërkon impenjim maksimal nga të tijët për të dalë me rezultat pozitiv.

PEZULLIMET – “Nuk po kalojmë një periudhë siç duam. Sikurse ndodh kudo, klubi ka rregulla dhe është marrë masa e pezullimit nga ana e klubit. I përket klubit si çështje. Lojtarët janë të pezulluar pa afat. Jam trajner dhe stërvit ata që më vënë në dispozicion. Unë e kam dhënë mendimin tim, presidenti është ai që vendos. Kemi në dispozicion 26 lojtarë, do nxjerrim një formacion të aftë për ta përballuar këtë ndeshje. Në çdo ndeshje kemi luajtur mirë, por na mungojnë pikët”.

BARAZIMI – “E kam thënë edhe më parë, nuk jam një trajner që kënaqem me barazim. Çdo ndeshje futemi për të fituar. Kështu do ndodhë edhe nesër. Nuk ka pse ndryshon asgjë nga filozofia ime. Duhet t’i lëmë fjalët në këtë moment dhe të jemi bashkë për t’u kthyer te fitorja.

RREZIKU PËR T’U SHKARKUAR – “Jam gjithmonë i qetë, pasi klubi më kë mbështetur deri tani. Realisht ndihem i zhgënjyer nga rezultatet. Nuk i mendoja këto rezultate. Çdo ndeshje përgatitemi për të fituar. Rezultatet të lënë shijë të hidhur. E thashë edhe pas ndeshjes me Skënderbeun, nuk jam ata që dorëzohem lehtë. Shikoj përpara me optimizëm dhe punoj për të arritur qëllimet e mia. Synimi është të fitojmë ndeshjen e nesërme”.

SITUATË E RËNDUAR TE TIRANA – “Nuk mendoj se është një plus, më intereson ekipi im. Kam punuar me ekipin për t’u kthyer te fitorja. Nesër është një ndeshje që do impenjimin maksimal për ta fituar takimit”.

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

REZULTATET – “Jam unë i pari që nuk jam i kënaqur, jo nga loja, por nga rezultati. Unë i dal gjërave përballë. Jam mëse i bindur se kjo mënyrë loje dhe kjo lojë e mirë shumë shpejt do të japë frytet e veta. Unë do të ndihem mirë kur pas ndeshjes me Skënderbeun, të gjitha ata që e kanë para ndeshjen ndiheshin të zhgënjyer se si është e mundur që Kamza doli pa pikë nga kjo sfidë me këtë lojë. Ky është futbolli. Nesër është një nga ato ndeshje, ku duke nisur nga unë i pari dhe të gjithë futbollistët të tregojnë se sa vlejnë dhe sa mund t’i japim këtij ekipi”.

ULTIMATUMI – “Unë me mediat kam qenë gjithnjë i hapur dhe do të jem gjithnjë i hapur në çdo moment. Çdo javë më është bërë pyetja nëse kemi ultimatume apo jo, duke nisur që pas humbjes me Kukësin në Shkodër. Unë kam thënë që do jem këtu edhe javës tjetër dhe do diskutojmë për ndeshjen e radhës. Për të qenë më konkret këto gjëra që do u them unë duhej t’i thoshte media. Unë e kam marrë ekipin në javën e katërt të kampionatit. Jam i bindur se me futbollistët që ka Kamza shumë shpejt do të marri edhe rezultate”.

NOSTALGJIA – “Sigurisht, pjesën më të madhe të karrierës e kam kaluar te Tirana, rreth 6 sezone. Tirana është një nga ato klube, që më ka dhënë shumë, ashtu siç dhe unë i kam dhënë shumë asaj. Nesër e pres Tiranën si kundërshtar dhe do të jem shumë i kënaqur që Kamza të rikthehet te fitorja”. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan