Dy argumente pse Bayern mund ta fitojë Champions-in

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
29 Dhjetor 2017 16:47
Heynckes e ka fituar një herë tripletën, por mund ta bëjë sërish

Bayern München mund të mos jetë skuadra absolutisht favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, por ka disa argumente pse bavarezët janë disi më të favorizuar se skuadrat e tjera.

Rekordmenët kanë 11 pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, Schalke 04, dhe kjo i ndihmon për ta marrë shtruar me ndeshjet e kampionatit, të paktën para ndeshjeve evropiane. Ndryshe nga skuadrat angleze, të cilat duhet të përqendrohen në Premier League, Bayern München mund t’ia lejojë vetes të luajë me skuadrën e dytë.

Pushimet e stërgjata janë një tjetër argument pro bavarezëve. Ndryshe nga Real Madridi, që ka luajtur jo vetëm në klasike me Barcelonën, por edhe në Botërorin e klubeve në Abu Dhabi, Bayern München e ka mbyllur shpejt fazën e parë dhe nuk do ta nisë menjëherë të dytën. Faza përgatitore që djemtë e trajnerit Jupp Heynckes do të zhvillojnë në Katar i ndihmon edhe më shumë, ndryshe nga skuadrat angleze, të cilat duhet të luajnë edhe për Krishtlindje.

Duke marrë parasysh faktin se Heynckes mund të blejë edhe ndonjë lojtar tjetër përveç sulmuesit Sandro Wagner në janar, shanset për fitimin e tripletës janë të mëdha. 

Gjici bën plan dhe vendos kusht për shpërndarjen e premios

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 08:42
Ja ç'duhet të bëjnë lojtarët

Kukësi u kualifikua mes drithërimash ditën e djeshme, ku vetëm një gol i Irakli Dzaria-s në minutën e 84-t që baraspeshoi rezultatin në 1-1 solli dhe kalimin në turin e dytë të Champions League për verilindorët që e kanë eksperiencë të dytë pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Pas dy barazimesh, 0-0 në “Loro Boriçi” dhe 1-1 në Valletta, tashmë Safet Gjici është i lirë të marrë frymë i qetë, pasi pak a shumë i ka nxjerrë shpenzimet e një viti në Superiore. Por, numri një i Kukësit sërish është treguar dorshtrënguar, ai nuk e ka “hapur thesin” siç edhe premtoi në rast kualifikimi.

Mësohet se lojtarëve iu ka premtuar shpërblim me çek të bardhë nëse do të kalonin turin, por dje ai u ka thënë se kushti që të marrin 100 mijë euro është që të fitojnë kundër Karabakut ose Olimpija Lubjanës dhe atëherë do të shpërblehen.

Short i vështirë në turin e dytë për Kukësin, që do të thotë se edhe koeficienti nuk e ndihmon për të qenë favorit ndaj këtyre dy emrave që kanë histori më të madhe në arenën ndërkombëtare. Por, asgjë nuk është e pamundur, Kukësi do të tentojë këtë herë për të kaluar më tutje.

Normalisht që edhe pse u ndryshua trajneri, te Kukësi objektivi mbetet i njëjtë, pjesëmarrje në grupet e Europa League, megjithatë, duket një rrugë e vështirë por jo e pamundur. Kukësi ka shansin e mirë, sepse këtë vit rregullorja ka ndryshuar dhe në rast se skualifikohet në turin e dytë të Champions League, zbret në të tretin e Europa League, ku do t’i duhen të luajë ndeshje shtesë për të qenë pjesë e kompeticionit më të vogël. Në rast kualifikimi, Kukësi do të bëhet e dyta skuadër shqiptare që do të marrë pjesë në grupet e Europa League pas Skënderbeut. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Cungu: Valletta dominoi, ne kishim presion

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 23:03
Trajneri flet pas kualifikimit

Trajneri i Kukësit Armando Cungu pranoi se rikthimi në skuadrën që kishte lënë para pesë vitesh ishte një emocion i këndshëm për të, por ndeshja e tij e parë zyrtare rrezikoi të mos mbyllej bukur. “Normalisht që ka emocionet e veta. Për vetë historinë që kemi kaluar te Kukësi që ka qenë gjithmonë një simpati e veçantë për mua, pas Vllaznisë, natyrshëm, që ma ka dhënë Kukësi këtë fat”, u shpreh tekniku shkodran.

Skuadra shqiptare ishte vetëm pak minuta nga eliminimi në raundin e parë të Champions League, por në fund arriti të kalonte më tej kundër maltezëve të Valletta-s. Dhe Cungu e ka kuptuar shpejt problemin e të tijëve. “Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë për ne, sepse kërkohej nga ne me çdo kusht kalimi i turit edhe pse nuk ishim shumë të favorizuar nga ndeshja e parë”, tha ai në përfundim të takimit.

“Por për mendimin tim mund të kemi pasur më shumë presion psikologjik për faktin që Kukësi duhet të kalonte më tej. Nuk e mendonte askush që Kukësi mund të mos kalonte Valletta-n, por në fakt nuk ishte ashtu. Valletta për mendimin tim ishte një ekip shumë i mirë. E kam parë ndeshjen e parë me shumë vëmendje edhe sot pothuajse dominoi lojën”, shtoi ai.

Tani skuadra duhet të përgatitet për fazën e ardhshme, pasi do të mësojë të mërkurën kundërshtarin që do të dalë nga sfida mes Qarabag të Ansi Agollit dhe sllovenëve të Olimpija Ljubljana. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri më 24 korrik, ndërsa e kthimit më 31 korrik./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kukësi shpëton në fund, ëndrra Champions vazhdon

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 19:59

Kukësi ka arritur të kualifikohet me vështirësi për në fazën e dytë kualifikuese të Champions League pasi ka barazuar 1-1 me maltezët e Valletta-s në fushën e këtyre të fundit, ndërsa një javë më parë ndeshja ishte mbyllur në barazim pa gola.

E ka qenë pikërisht një gol nga gjeorgjiani Dzaria i shënuar gjashtë minuta para fundit të ndeshjes që i ka dhënë mundësi skuadrës shqiptare të kalojë për në fazën e dytë. Për vendasit më parë kishte shënuar italiani Picollo, një gol që përkohësisht i bëri ishullorët të shpresonin.

Pjesa e parë nuk ishte edhe aq e mirë për skuadrën e drejtuar prej vetëm tri ditësh nga Armando Cungu, i cili u rikthye pas largimit të Peter Pacult pikërisht për shkak të barazimit në ndeshjen e parë me Valletta-n në “Loro Boriçi”.

Me vetëm një rast poër gol të krijuar, asnjë goditje këndi, kuksianët lëshuan edhe mbajtjen e topit në pjesën e parë, duke u vënë në vështirësi përballë skuadrës malteze, e cila gjithsesi duhet të sulmonte për të shpresuar te një gol.

Në pjesën e dytë Cungu kreu tre zëvendësime shumë shpejt, brenda tetë minutash, por pikërisht në momentin kur skuadra kuksiane duhet të kishte fituar pak më shumë freski erdhi edhe goli i vandasve, me Malanon që realizoi bukur pas pasimit të mbrojtësit Zerafa.

Por gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Dzaria i dhuroi kualifikimin skuadrës së tij, duke realizuar golin e barazimit, një gol që vlen dyfish si i shënuar në portën kundërshtare. Tre mintua më pas skuadra shqiptare mbeti edhe me dhjetë vetë pasi Zguro mori të verdhin e dytë, por megjithë gjashtë minuta shtesë, Kukësi u mbajt duke siguruar kështu kualifikimin e parashikuar një ditë më parë nga Cungu./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kukësi bie preh e mashtrimit të maltezëve për stadiumin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Korrik 2018 08:42

Valletta – Kukësi, kjo do të jetë ndeshja e kthimit për llogari të turit të parë të Champions League, që do të thotë se është vendimtare për vijimin e rrugës për të dyja skuadrat në këtë kompeticion. Verilindorët dhe maltezët u ndanë në barazim 0-0 në “Loro Boriçi”, ndërsa sot do të jetë dita e së vërtetës për verilindorët.

Por, kur Kukësi po mendonte se do të ballafaqohej me skuadrën malteze në një stadium që plotëson kriteret, pothuajse i ngjashëm me “Loro Boriçi”-n, ata do të përfundojnë në një fushë kalçetoje. Pikërisht në një impiant që ka vetëm 1000 stola dhe një tribunë shumë të vogël, krahasuar me ato që i shkojnë për shtat një evenimenti të tillë.

Nga kërkimet në sajtet përkatëse për këtë sfidë, rezulton se “MFA Centenary Stadium” është fusha ngjitur me stadiumin “Ta Qaly”, i cili është dhe ndërkombëtari i kryeqytetit të Maltës. Pra, nuk do të luhet në stadium, por në fushën stërvitore që ndodhet pranë stadiumit.

Nuk dihet nëse UEFA është në dijeni të këtij fakti, por nëse do të luhej në këtë fushë stërvitore, që ngjason me kompleksin “Internacional” në Pezë Helmës, atëherë ky do të ishte një skandal i vërtetë për këtë kompeticion madhështor. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.