Dy gjigantë anglezë kërkojnë shërbimet e Vazques

Lucas Vazques është një nga lojtarët që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e ekipeve të tjera falë paraqitjeve të tij pozitive që ka bërë me Real Madrid. Sulmuesi 26-vjeçar është etiketuar nga dy klube gjigantë të Premier League, Liverpool dhe Arsenal.

Tabloidi britanik “Mirror” shkruan se “The Reds” dhe “Topçinjte” kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e futbollistit spanjoll. Sipas gazetës në fjalë, drejtuesit e Liverpool do të bëjnë maksimumin që të blejnë kartonin e lojtarit. Trajneri Jurgen Klopp dëshiron që t’a ketë sulmuesin në skuadër por për këtë duhet më parë të bindë drejtuesit e Real Madrid.

Lucas është një nga lojtarët më të preferuar të Zinedine Zidane, i cili preferon që t’a aktivizojë më parë se dy yjet e tjerë, uellsianin Gareth Bale dhe mesfushorin iberik, Isco Alarcon. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan