Dy gola që në pjesën e parë, Bylis dhe Kastrioti nuk shkojnë më shumë se barazimi

04 Prill 2021

Është mbyllur pa fitues sfida direkte mes Bylis dhe Kastriotit, që ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Fati i ndeshjes së luajtur në mesditën e së dielës për javën e 26-të të Superligës u vendos që në pjesën e parë. Krutanët gjetën shumë shpejt golin e epërsisë me Prodanin që në minutën e dytë. Pas shumë përpjekjesh, Bylis barazoi rezultatin në minutën e 20-të.

Bandicam 2021 04 04 14 51 28 674

Ntephe përfitoi nga një gabim i portierit Hidi për të dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e parë duhet llogaritur edhe një gol I anuluar për vendasit në minutën e 27-të. Nuk sollën asgjë tentativat deri në fundin e sfidës, teksa pika e marrë i shërben më shumë Kastriotit që mban larg rivalët direktë në tabelën e renditjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com