Dy lojtarët e Kombëtares mund të luajnë së bashku sezonin e ri, zbulohet skuadra e Serisë A që i kërkon

10 Shtator 2020

Dy futbollistët e Shqipërisë, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli, mund të jenë shokë skuadre duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Teksa ka mbetur vetëm të zyrtarizohet transferimi i mbrojtësit të Hajduk Splitit te Specia, portieri i SPAL-it ka ngjallur interesin e ekipit të ri të ngjitur në Serinë A. Berisha e ka shprehur hapur se dëshiron të luajë ende në elitën e futbollit italian pas rënies së SPAL-it në Serinë B.

Para disa ditësh, mediat italiane raportuan se Atalanta ishte e gatshme për të marrë sërish Berishën duke parë problemet që ka në portë dhe mungesën e gjatë të Golinit për shkak të një dëmtimi. Gardiani duhet të vendosë shpejt pasi sezoni në Itali fillon për 9 ditë.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan