Dy mungesa të mëdha në “Etihad”, ja si priten rreshtimet e Realit dhe Sitit

07 Gusht 2020

Pa Serxho Ramosin e pezulluar dhe Serxho Agueron e dëmtuar. Këto do të jenë dy mungesat e rëndësishme të Realit të Madridit dhe Mançester Sitit sot në “Etihad”.

Vendin e kapitenit të madrilenëve në qendër të mbrojtjes do ta zërë Militao, ndërsa atë të golashënuesit më të mirë të “Qytetarëve”, Gabriel Zhezus.

Zidan ka dyshime edhe për gjendjen e kaviljes së Eden Hazardit dhe pavarësisht se belgu stërvitet pa probleme, trajneri francez mund të zgjedhë që në vend të tij të luajë me brazilianin Vinicius. Megjithatë, si Zidan ashtu edhe Guardiola janë të paparashikueshëm dhe dy trajnerë që bëjnë jo pak surpriza me përzgjedhjet e formacioneve të tyre.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com