Dy orë mbledhje, kushte dhe premtime te Vllaznia

Vllaznia po kalon një moment mjaft të vështirë javët e fundit, pasi humbja në shtëpi me Luftëtarin i ka futur zyrtarisht në zonën e rënies nga Kategoria Superiore dhe një gjë e tillë është e papranueshme për drejtuesit e klubit, pasi lojtarët dhe stafi teknik janë ndër më të paguarit në Kategorinë Superiore. Për këtë arsye, mbrëmjen e djeshme kryebashkiakja Ademi ka kërkuar një mbledhje urgjente me futbollistët dhe drejtuesit e stafit teknik. Ajo i ka kërkuar futbollistëve që të thonë shqetësimet që kanë, të cilat mund të kenë ndikuar në rezultatet negative të skuadrës. Lojtarët nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim dhe kanë premtuar kthesën në ndeshjen e radhës. Por, në lidhje me mbledhjen e cila ka zgjatur rreth dy orë, nuk është prononcuar as trajneri Gjoka dhe as kryebashkiakja Ademi që kanë dalë nga një derë tjetër dhe jo nga ajo që ku po prisnin gazetarët. I vetmi që ka komunikuar me mediat ishte administratori Gjyrezi, që ka konfirmuar në krye të skuadrës trajnerin Gjoka dhe ka theksuar se do të vazhdojë puna në javët mbetura me intensitet të lartë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Por, gjatë mbledhjes është vënë kusht nga kryebashkiakja fitorja në takimin e radhës ndaj Laçit dhe futbollistët e kanë premtuar se do ta arrijnë një gjë të tillë. Klubi nga ana e tij vendosi të mos marrë masa financiare për ekipin dhe lojtarët janë lënë të qetë. Vllaznia në ndeshjet e fundit është motivuar financiarisht edhe nga deputeti Tom Doshi, që njihet si biznesmen i fuqishëm në Shkodër. Ai ka vendosur pesë deri në dhjetë mirë euro premio për fitoret e skuadrës, në bazë të një premtimi që ka bërë gjatë fushatës. Vllaznia është klub në pronësi të bashkisë së Shkodrës, por institucioni vendor prej kohësh ka nisur procedurat e privatizimit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan