Dy sfida që duhen fituar, Shqipëria përforcohet përpara Kazakistanit dhe Bjellorusisë

12 Nëntor 2020

Në kushte emergjence pa disa lojtarë të projektuar si titullarë, si Kumbulla e Strakosha, apo të tjerë si Trashi e Lanjani që nuk mundën të bashkohen me grupin, për Edy Reja ka dhe lajme pozitive. Të premten bashkohet me grupin një nga elementët më thelbësor në skemat e tij, Klas Gjasula ndërsa do të jenë në dispozicion edhe Broja e Cikalleshi. Të dy lojtarët kanë lënë pas dëmtimet dhe do të jenë një opsion më shumë për teknikun italian, mbi të gjitha sulmuesi i Viteshe i cili po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin holandez. Reja mund të mbështet edhe te eksperienca e Memushaj dhe Abrashi, ky i fundit një titullarë i padiskutueshëm.

124790000 3327307474035125 6169617619076536323 N

Sinjale të rëndësishme dhuroi dhe Myrto Uzuni, është shumë e vështirë të mendosh se Reja nuk do ta aktivizoj nga minuta e parë, pavarësisht skemës që do të përdor. Ndaj Kosovës, u kursye edhe Gjimshiti ndërsa minuta mori Hysaj dhe Kallaku. Në dy testet e fundit në grup, ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, Shqipëria luan gjithçka për gjithçka, dy ndeshje që duhen fituar për të rrëmbyer kreun e grupin dhe për ti dhënë më shumë qetësi trajnerit për pjesën e mbetur të Ligës së Kombeve dhe për të vijuar me besim e shpresë projektin e FSHF-ës për të synuar kualifikimin për në “Euro2024”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan