Dy trajnerët që mund ta zëvendësojnë Zidanen te Real Madridi

22 Tetor 2019

Real Madridi thuhet se ka dy kandidatë për ta zëvendësuar Zinedine Zidane në rast se humbin sot ndaj Galatasarayt në Ligën e Kampionëve.

Pas humbjes nga Mallorca në fundjavën e kaluar, Los Blancos e humbën vendin e parë te Barcelona.

Pas humbjes nga Paris Saint-Germian dhe barazimit në shtëpi me Club Bruggen, trajneri francez është më afër se kurrë që të shkarkohet.

Lexo po ashtu: Spekulohet se Zidane është në prag të shkarkimit

Sipas Mundo Deportivos, një humbje nga Galatasaray, mund të bëjë që Zidane të largohet nga kreu i skuadrës dhe ta lëshojë rrugën për Jose Mourinhon dhe Maxi Allegrin.

Që të dy trajnerët janë aktualisht të papunë dhe duan të rikthehen shumë shpejtë në futboll e që madrilenët janë të gatshëm ta marrin njërin prej tyre. /Telegrafi/

www.telegrafi.com