Dy vite më parë në këtë datë, Ronaldo shënoi supergolin akrobatik ndaj Juventusit

03 Prill 2020

Sot (3 prill) dy vite më parë, Cristiano Ronaldo e ndryshoi futbollin me golin e shënuar në mënyrë akrobatike kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Superylli portugez ishte lider i Real Madridit në fitoren prej 3-0 në Allianz Stadium në ndeshjen e parë çerekfinale, në të cilën CR7 i shënoi dy gola.

Ronaldo e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë të takimit, mirëpo ishte goli i dytë i shënuar në minutën e 64, ai që hyri në histori.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Dani Carvajal dhuroi një harkim në zonë, të cilin e priti portugezi dhe me një akrobacion fantastik shënoi në portën e Gianluigi Buffon.

Ky gol nxiti edhe reagimin e tifozëve të Zonjës së Vjetër, të cilët i duartrokitën Ronaldos duke qenë të vetëdijshëm se i ishin dëshmitarë të njërit prej golave më të bukur në histori.

Në atë sezon (2017/2018), CR7 dhe Madridi e fituan për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve, ndërsa gjatë verës së vitit 2018, Ronaldo u transferua pikërisht te Juventusi. /Telegrafi/

Today in History: 3rd April 2018: Cristiano Ronaldo scored a magnificent bicycle kick, which was his second of the hat-trick against Juventus.
He was applauded by Juventus fans for his remarkable display on the night
His overhead kick was named the UEFA Goal of the Season pic.twitter.com/VRJdpBpjMj

— Ghana Sports Facts (@FreemanYeboa) April 3, 2020

www.telegrafi.com