Dybala dhe Ronaldo? Allegri vlerëson gjendjen e lojtarëve para Bolonjës

Gjithçka është gati. Juventus është përgatitur për ndeshjen e radhës që do të luajë ndaj Bolonjës. Bardhezinjtë kërkojnë që të regjistrojnë fitoren e gjashtë radhazi në kampionat. Trajneri Allegri ka besim te grupi i lojtarëve të tij. Në konferencën e sotme për shtyp ai ka folur për takimin që do të zhvillojnë nesër në “Allianz Stadium” ndaj Bolonjës. Tekniku i kampionëve italianë ka komentuar edhe dyshen sulmuesi Ronaldo – Dybala.

Ronaldo në Champions League

“Të martën në Ligën e Kampionëve nuk do të jetë, por është mirë fizikisht. Në fillim të sezonit ai ka nevojë që të luajë për të shënuar. Ndaj Bologna-s do të luajë”.

Mbrojtja

“Luan Perin. Chiellini duhet të pushojë. Alex Sandro në dyshim. Nëse nuk luan, do të luajë Cancelo në të majtë dhe Caudrado në të djathtë. Nëse nuk e fusim Bernardeschi-n në të majtë”.

Bentancur

“Ka një mundësi të mirë për të luajtur. Do të kthehet Matuidi, pastaj do të zgjedh mes Pjanic dhe Emre Can. Bentancur nuk ka luajtur keq, duhet të jetë pak më sigurt dhe të besojë tek aftësitë e tij. Ka kualitet teknik të rëndësishëm, duhet të bëjë gol dhe të japë asiste”.

Bologna

“Është një garë për t’u fituar, që të shkojmë direkt më pas te Napol. Bolonja vjen pas fitores me Romën dhe më parë ka bërë ndeshje të mira. Inzaghi është i mirë, por ne dimë si të fitojmë. Nuk duhet që ta marrim këtë ndeshje në mënyrë sipërfaqësore, duhet të luajnë njësoj sikurse bëmë ndaj Frosinone, me pjekuri dhe në mënyrë të përgjegjshme”.

Dybala

“Nesër do të luajë. Me Frosinone ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Sigurisht, ai është vlerësuar vetëm kur bën gol, por kjo nuk është e drejtë. Ka bërë ndeshje të mira dhe është në formë mjaft të mirë”.

Spinazzola

“Po rikuperohet. Na kanë dhënë leje që ta afrojmë në grup, dhe po e bëjmë”.

FIFA Awards, vota e Messit

“Jam i lumtur, nuk mund të them asgjë tjetër. Çmimin e ka fituar, Descamos me meritë. Por, ka fituar edhe Marotta…”.

*********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.