Dybala-n e duan edhe në Angli

Paulo Dybala do të transferohet në Spanjë në merkaton e janarit. Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ekipit të parë ku argjentinasi ka lujatur në Evropë. Këtë verë u përfol për një interesim nga Barcelona dhe Real Madrid, por që në fund qëndroi në “Allianz Stadium”, ndërkohë që më parë u pretendua për një marrëveshje të arritur mes Atletico Madrid dhe lojtarit. Trajneri argjentinas i ekipit madrilen thuhej se kishte bindur 24-vjeçarin që të nënshkruante në “Ëanda Metropolitano”. Duke qenë se Antoine Griezmann në parim kishte rënë dakord për të shkuar në “Camp Nou”, drejtuesit e Atleticos po ‘luanin gurët’ për të afruar zëvendësuesin e tij. Ndaj, për “El Cholo”, ideali ishte Paulo Dybala.

Në një intervistë për RMC Sport, Zamparini theksoi se ish-lojtari i tij do të luajë në La Liga.

“Në janar mendoj se do të shkojë në Spanjë. Përveç kësaj, ai ka oferta edhe nga Anglia. Ka shumë lojtarë të mëdhenj dhe padyshim që nuk u pëlqen kur një fenomen si ai nuk po luan”.

Më tej ai shtoi se Juventus pasi pagoi 100 milionë euro për Cristiano Ronaldon në verë, tashmë dëshiron që të fitojë 120 milionë euro nga shitja e kartonit të Dybalas. Ndërkohë që theksoi se shkak për mos aktivizimin e tij është bërë pikërisht trajneri Allegri.

“Paulo është në stol për shkak të Allegrit. Dy vite më parë i dërgova një mesazh Dybala-s dhe e këshillova që të shkonte në Spanjë dhe të mos qëndronte në Itali”- tha Zamparini.

Përveç Barcelonës, edhe Manchester United është një pistë e mundshme për transferimin e lojtarit. Juventus po kërkon të rikthejë Paul Pogba, ndërsa United ia ka bllokuar këtë mundësi. Mirëpo,  nëse dëshirojnë të marrin Dybala-n atëherë do të nisin bisedimet edhe për rastin e francezit. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera