Dyshja e rilindur te Real Madridi nën drejtimin e Zinedine Zidanes, trajner francez do të kërkojë qëndrimin e tyre

19 Prill 2019

Misioni i Zinedine Zidane është që t’i mbajë përfundimisht në klub Iscon dhe Marcelon.

Këtë gjë e sqaron mediumi i njohur sportiv spanjoll, “AS”, që ka bërë një analizë.

Sipas AS, janë pikërisht këta dy futbollistët nga më të shfrytëzuarit nën drejtimin e Zidanes që është rikthyer te Real Madridi.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Isco e Marcelo kishin përfunduar në harresë nën drejtimin e Santiago Solari.

Isco e Zidane. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Tani situata është përmbysur në favor të tyre.

Isco ka luajtur 331 minuta, apo 73 për qind të kohës. Për të ishte interesuar Manchester City.

Ndërsa Marcelo ka luajtur edhe më shumë duke kompletuar 360 minuta, apo në 80 për qind të kohës.

Marcelo . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Për brazilianin kishte shfaqur interesim Juventusi.

Vetëm Karim Benzema ka pasur më shumë minuta se sa dyshja./Telegrafi/

www.telegrafi.com