Dzeko dhe Palmieri te Chelsea, Roma përfiton 50 mln euro

Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri kanë prerë biletën vetëm vajte për në Londër.

Të dy futbollistët do të jenë përforcimet e reja të ekipit të Chelsea-s, që do t’i paguajë Romës 50 milionë euro shto këtu edhe bonuset.

Të gjitha palët janë të kënaqura nga akordi dhe vështirë që kjo marrëveshje të prishet.

Dzeko do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon shto këtu edhe bonuset dhe do të firmosë deri në vitin 2021.

Boshnjaku kishte vendosur që të mos të largohej nga ekipi verdhekuq, por ajo që e bëri që të ndryshonte mendje ishte telefonata e Antonio Conte-s ditën e djeshme.

Tekniku i bluve të Londrës i garantoi 32 vjeçarit se ai do të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit dhe se besonte shumë në aftësitë e tij.

Tani ngelet për t’u parë nëse futbollistët do të jenë edhe në takimin kundër Sampdoria-s, apo do të largohen më përpara.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan