Dzeko i papërmbajtshëm, Roma shkatërron CSKA (video)

23 Tetor 2018

Roma në Champions është ndryshe. Verdhekuqtë mundën në “Olimpico” CSKA-në e Moskës me rezultatin 3-0, falë një Edin Dzeko-je të papërmbajtshëm. Kështu, drama e përjetuar ndaj Spal-it u kthye në një kujtim të largët.

Shtatë fitore radhazi në Evropë thonë shumë. Kjo është Roma që tifozët duan që të shikojnë gjithmonë. E bukur, cinike, e keqe, agresive, e aftë që të kollofisë një kundërshtar, i cili zbriti në fushë si kryesues grupi dhe doli nga stadiumi i dërrmuar si në lojë ashtu edhe në paraqitje.

Rezultati 3-0 tregon se kjo sfidë asnjëherë nuk u vu në diskutim. E të mendosh që sulmi ndaj rusëve ishte i njëjti si ndaj Spal-it. Por këto janë mistere të verdhekuqve. Nuk ka kohë për të shpjeguar fenomenet anormale. Në Romë të gjithë po festojnë. Ata kryesojnë bashkë me Realin Grupin G /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme sportive nga vendi e bota në kohë reale nga futbolli dhe sportet e tjera.