Dzeko: Nuk tërhiqem nga futbolli, kam ende për të dhënë

Dzeko: Nuk tërhiqem nga futbolli, kam ende për të dhënë

“Unë nuk po mendoj për tërheqjen nga futbolli, mund të bëj një paraqitje të mirë edhe për ndonjë vit. Ndihem mirë kështu që shpresoj se kështu do të vazhdoj sa më gjatë të jetë e mundur”. Kështu tha bomberi i Romës, Edin Dzeko në një bisedë të drejtpërdrejtë në rrjetin social ‘Reddit’.

Boshnjaku 32 vjeçar shpjegoi se krahasuar kur ishte më i ri, tani punon fort si para, edhe pas stërvitjes për të qenë në gjendjen më të mirë fizike dhe për të evituar dëmtime të mundshme. Ai shtoi se gjithnjë është gati për të ndihmuar shokët, të cilët janë me më pak eksperiencë.

“Gjithnjë përpiqem t’i ndihmoj më të rinjtë, në stërvitje e po ashtu edhe në ndeshje, me kritika të dobishme si edhe me fjalë të bukura. Dikur edhe vetë kam qenë i ri dhe e di se sa rëndësi ka që lojtarët më të vjetër të jenë më afër të rinjve”.

Pyetjes së një prej fansave se cili ishte momenti më i bukur në karrierën e tij, sulmuesi i verdhekuqve iu përgjigj: “Kampionati me Wolsburg-un. Goli në sekondën e fundit ndaj QPR-së kur luaja me Mancheter City-n dhe me Roma-n….ende nuk ka ardhur. Edhe pse, sfida ndaj Barçës ishte e bukur. Goli im më i bukur? Ndoshta ai ndaj Chelsea-s, por unë preferoj atë në debutimin time me Bosnjën, kundër Turqisë”.

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.