Dzeko përsërit veten, Roma e pamëshirshme ndaj Plzen (VIDEO)

Justin Kluivert shënoi golin e tij të parë me Romën ndërsa Edin Dzeko realizoi një tripletë, në fitoren e italianëve 5-0 kundër Plzen në Champions League, me Cengiz Under që plotësoi “shuplakën” ndaj çekëve.

Pas humbjes 3-0 kundër Real Madrid në ndeshjen e parë në grupin G, skuadra  e Di Francescos mori situatën në kontroll shumë shpejt. Dzeko kaloi të tijtë në avantazh që në minutën e tretë, por u desh të vinte fundit i pjesës së parë për të shënuar golin e dytë. Boshnjaku do të shënonte golin e tretë në minutën e dytë shtesë, njëlloj siç kishte realizuar po kundër Plzen në sezonin 2016-2017 në Europa League.

Më parë Cengiz Under shënoi golin e tretë të Romës, ndërsa ishte vendimtar te goli i Kluviert, pasi holandezi përfitoi nga një grushtim i portierit kundërshtar ndaj gjuajtjes së turkut.

Pasi fitoi në ndeshjen e parë kundër Machester Cityt në ndeshjen e parë në grup, Lyon u ndal në barazim 2-2 nga Shakhtar Donetsk. Madje ukrainasit kryesuan me dy gola deri në minutën e 70, falë dopietës së Moraes, por brenda dy minutash, francezët arritën të barazonin rezultatin falë golave të Dembele dhe Dubois.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan