Dzeko shënon në Olimpico pas një viti: Ishte gol i rëndësishëm, duam pozitën e katërt

14 Prill 2019
Dzeko shënon në Olimpico pas një viti: Ishte gol i rëndësishëm, duam pozitën e katërt

Roma ka arritur një fitore minimale por tejet të vlefshme ndaj Udineses në shtëpi.

Golin e vetëm në këtë sfidë për Giallorosët e shënoi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko.

Në fakt Dzeko u rikthye të shënonte në Olimpico, pasi kishte një vit që nuk shënonte në Serie A para adhuruesve të vet.

“Më në fund shënova në Olimpico dhe ishte gol shumë i rëndësishëm që ka vlerën e tri pikëve”.

“Ishte shumë e rëndësishme për ne që të fitonim dhe të mbesnim në garë për pozitën që na dërgon në Ligën e Kampionëve”, u shpreh sulmuesi boshnjak.

Festa e fitores – Foto: AS Roma/Twitter

Sulmuesi boshnjak foli edhe për pozitën e katërt që po e kërkojnë shumë skuadra.

“Ne jemi aty duke luftuar për një pozitë që na dërgon në Ligën e Kampionëve. Ka qenë një sezon ku nuk kemi qenë gjithmonë të mirë, por jemi ende në lojë dhe duhet t’i luajmë të gjitha ndeshjet deri në fund me përkushtim për të marrë maksimumin e pikëve”, u shpreh boshnjaku. /Telegrafi/

www.telegrafi.com