E akuzojnë se shpenzoi shumë, Pep e ka një përgjigje

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
30 Janar 2018 17:28
Tekniku katalanas analizon blerjen e Laporte

Pep Guardiola iu kundërpërgjigj akuzave që iu bënë për shpenzimin e 65 milionë eurove për të afruar Aymeric Laporte te Manchester City duke thënë se ka klube që shpenzojnë 300 milionë vetëm për 2 lojtarë, ndërsa ai me këtë shifër ka blerë gjashtë të tillë.

Katalanasi shpjegoi se City kishte nevojë për rifreskimin e numrit të lojtarëve. “Unë i kuptoj kritikat, por lojtarët e mirë janë të shtrenjtë. Ka ekipe që shpenzojnë vetëm për dy lojtarë aq sa ne kemi shpenzuar për gjashtë apo shtatë që janë në përfundim të kontratave të tyre apo që janë mbi 30 vjeç”.

“Ne duhet të blejmë lojtarë sepse katër apo pesë prej mbrojtësve do të largohen. Ne duhet të shpenzojmë, është logjike. Një ditë klubi duhet të jetë gati, mund të shpenzojë më shumë se 100 milionë, por deri më tani nuk na ka rezultuar diçka e tillë ndaj u ble Laporte, i cili është më i shtrenjti për ne”.

“Ajo që është e qartë është se në verë ne do të blejmë një apo dy dhe kjo është e gjitha, ne menduam që të merrnim Laporte-n në verë, por ndodhi tani”.

Guardiola e sheh të rëndësishme që të ketë Laporte-n tani sepse ka një numër të madh ndeshjes që do të luhen. “Ai është i ri, me këmbën e majtë dhe është vetëm 23-24 vjeç. Ai ka luajtur në La Liga që kur ishte më i ri, është pasues i mirë, i fortë në luftën në ajër dhe jam vërtet i lumtur që punova me klubin për të sjellë atë këtu”.

“Ka shumë ndeshje në vazhdim dhe për këtë arsye ne e morëm atë tani dhe nuk e lamë për në verë. Duhet të kemi durim me të, ai ka ardhur për të qëndruar katër apo pesë vite. Ai është mësuar të luajë në stadiume të mëdhenj si Camp Nou dhe Bernabeu dhe, është në moshën e përkryer”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike