E ardhmja e Ardian Cuculit, në Maqedoni i zbulojnë ofertat

Ardian Cuculi është lojtar i lirë dhe normalisht që është i hapur ndaj ofertave. Partizani e ka kontaktuar prej kohësh, por ende nuk ishte vendosur nëse do të rinovonte me Shkëndijën e Tetovës apo jo. Në fund palët shtrënguan duart dhe tashmë mbrojtësi qendror, i cili luan edhe në të majtë, po mendohet për ekipin ku do ta vijojë karrierën. Nga kuqezinjtë u largua me kokën lart, duek fituar titullin dhe kupën e Maqedonisë. Ofertat janë disa, por nga ajo që raportohet nga mediat në Maqedoni, në Shqipëri po këmbëngul më se shumti Kukësi.

Në fakt duket e çuditshme, duke pasur parasysh se verilindorët kanë afruar disa mbrojtës për qendrën, por në vijim mund të ketë largime, ndaj edhe mund të mendohet kjo pistë. Cuculi luan edhe në të majtë, ku verilindorët kanë nevojë për përforcime. Sipas “Sportmedia” Kukësi e do me çdo kusht ish-lojtarin e Partizanit. Por raportohet edhe për disa oferta të tjera, që sigurisht janë më të mira, pasi për mbrojtësin ka oferta edhe nga Italia.

Një ekip nga Serie A, por edhe Benevento, janë opsione për Cuculin. Skuadra e Memushajt e kërkoi edhe në janar, por në fund dështoi gjithçka. Gjithsesi tashmë është rikthyer sërish si alternativë, por këtë herë mbrojtësi mund t’u bashkëngjitet italianëve në Serie B. Por për Cuculin ka edhe oferta nga Rumania e Qipro. Mbetet për t’u parë se me kë do të luajë mbrojtësi sezonin e ardhshëm. Sigurisht që dëshira e tij është e madhe të luajë në Serie A, por edhe Benevento në B është një mundësi e mirë për Cuculin. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan