E ardhmja e Arlind Ajetit, ”strehë e re” në Serie A?

Torino ka nisur të mendojë për lojtarët që do të qëndrojnë në ekip. Janë disa lojtarët e huazuar, mes tyre edhe qendërmbrojtësi i kombëtares, Arlind Ajeti. Sezonin e fundit e mbylli te Crotone, që nuk do ta blejë 24-vjeçarin e “demave”. Për momentin ai do të kthehet te Torino, por as aty nuk do të qëndrojë nën urdhrat e Walter Mazzarri-t. Klubi i Serie A do të punojë që të gjejë një tjetër ekip për Ajetin. Pak a shumë kjo do të ishte marrëveshja e fundit, pasi mbrojtësit i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2019.

 Te Torino ai ka luajtur vetëm katër ndeshje, edhe pse u besua shumë se do të linte gjurmë pas “Francë 2016”. Asokohe për të kishte shumë oferta dhe në fillim u besua tek ai, por një dëmtim në fazën përgatitore e la prapa dhe më pas u krijua kjo situatë që është dhe vjet në verë u dërgua në huazim te Crotone, klub që ka rënë në Serie B. Hapësirat aty Ajeti i pati më të shumta, pasi luajti në 21 ndeshje dhe 15 herë e nisi nga minuta e parë.

Tashmë me interes është të mësohet se ku do të luajë mbrojtësi sezonin e ardhshëm. Një ditë më parë Frosinone siguroi ngjitjen në Serie A dhe është një klub me të cilin Ajeti është i lidhur, pasi ishte i pari për të në elitën e futbollit italian. Një rikthim aty është një mundësi reale. Drejtuesit ia njohin cilësitë mbrojtësit, i cili luajti në gjysmë sezoni 16 takime me ta. Tashmë mund të ribashkohen sërish. Torino do të thotë fjalën e fundit, por vetë Ajeti zor se do të thoshte jo. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan