E ardhmja e Coutinhos ende e pavendosur

19 Maj 2020

Agjenti i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian ka thënë se e ardhmja e brazilianit është ende e pavendosur.

27-vjeçari iu bashkua Bayern Munichut në verën e kaluar në formë huazimi nga Barcelona, mirëpo që ka dështuar të gjejë vetën edhe aty.

Joorabchian ka thënë se Coutinho është shumë i lumtur te Bavarezët, mirëpo këta ë fundit nuk e duan transferimin e tij.

“Mund të them se Philippe është shumë i lumtur në Munich”, ka thënë ai për Sport1. “Atij i pëlqen klubi dhe profesionalizimi që zhvillohet aty”.

“Gjëja më e rëndësishme për të është që të rikuperohet nga lëndimi i kyçit të këmbës dhe më pas do të shohim”.

“E ardhmja e tij është ende e pavendosur dhe në fund të këtij edicioni do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Joorabchian.

Coutinho po kërkohet nga klubet e Ligës Premier dhe në Serie A, derisa Barcelona kërkon 90 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan