E ardhmja e Ergys Kaçes në udhëkryq

Ergys Kaçe po kalon një gjendje të turbullt. E ardhmja e tij është e paqartë, ndërsa i sigurt është fakti që te PAOK-u ai nuk ka më vend. Për shërbimet e mesfushorit kuqezi ka interes nga dy skuadra në Greqi, Panathinaikos dhe Platanias.

Interesimi më i madh vjen nga “të gjelbrit” të cilët e njohin mirë potencialin e 24 vjeçarit dhe e kërkojnë atë në ekip. Aktualisht Panathinaikosi po diskuton me PAOK-un për shërbimet e një futbollisti brazilian, por kanë këmbëngulur që në marrëveshje të përfshihet edhe mesfushori kuqezi.

Kaçe po këmbëngul që të gjejë një ekip të ri në këtë merkato janari, pasi në vazhdim deri në fund të sezonit ai do të kthehej në një rezervë në ekipin aktual. Fati i mesfushorit pritet që të vendoset brenda kësaj jave.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan