E ardhmja e Strakoshës mund të jetë në Angli

Portieri shqiptar i Lazio-s, Thomas Strakosha, me performancat e tij gjatë këtij sezoni ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Evropës. Ai ndihet i lumtur në kryeqytetin italian, por gjithçka mund të ndryshojë nëse në drejtim të Lazio-s vjen një ofertë e rëndësishme. Portali “Liverpool Echo” ka bërë një analizë të detajtur duke i sugjeruar klubit disa nga portierët më të mirë të momentit.

Në krye të listës qëndron Jan Oblak, që po kalon një formë mjaft të mirë me Atletico Madrid. Pas tij vjen Alisson, Koen Casteels, Nick Pope, Kepa, Peter Gulacsi, Thomas Strakosha dhe Alban Lafont. Portieri shqiptar ka magjepsur këtë edicion me performancat e tij në fushë duke e ndihmuar Lazio-n të garoj për një vend në Champions League.

Zgjedhje statistikore – “Thomas Strakosha! Shqiptari pak i njohur ka bërë shumë mirë për Lazio-n këtë sezon – duke regjistruar statistika të shkëlqyera. 22-vjeçari, i lindur në Athinë, ka pritur 53 krose brenda zonës së tij nga 53 në total – me një saktësi prej 100%. Shpërndarja e tij është gjithashtu mbresëlënëse në aspektin e suksesit të tij, duke qëndruar në 10 vendet e para të pesë ligave të Evropës, pasi ka pritur 79% të gjuajtjeve në drejtim të portës së tij dhe përpjekjeve për të gjetur objektivin. Më e rëndësishmja, ai ka pranuar vetëm 24 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur pesë të paprekur portën. Ai vetëm mund të përmirësohet”, shkruan “Liverpool Echo”./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan