E ardhmja është e tyre, momentet më të mira të tre talentëve që debutuan për Barçën në La Liga ndaj Huescas

13 Prill 2019

Barcelona barazoi ndaj Huescas me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së 32-të në La Liga.

Në këtë ndeshje trajneri Ernesto Valverde vendosi t’i jap hapësirë lojtarëve që kanë pasur këtë sezon më pak minuta dhe atyre të rinjve dhe kështu të pushojë ata kryesorët para ndeshjes ndaj Manchester Unitedit.

Në këtë ndeshje të kampionatit elitar spanjoll debutuan edhe tre lojtarë, Jean-Clair Todibo, Riqui Puig dhe MoussHua Wague, dy të parët gjeneratë e vitit 1999, i fundit 1998.

Todibo ishte lojtari i ndeshjes, francezi ishte i pakalueshëm në fazën mbrojtëse duke treguar se e pret e ardhme e madhe.

Puig tregoi aftësitë e tij në mesin e fushës duke qarkulluar topin dhe lidhur lojën.

Ndërsa Wague ishe shumë aktiv në krahun e tij, bëri driblime të bukura dhe shumë topa në zonë, por që nuk u shfrytëzuan nga bashkëlojtarët. /Telegrafi/

www.telegrafi.com