E bindi Gattuso, rinovimi i Elseid Hysaj me Napolin vetëm çështje formale

14 Shtator 2020

Duhet të ishte sezoni i fundit me Napolin, por situata e Elseid Hysaj ka ndryshuar kryekëput dhe kapiteni i kombëtares së Shqipërisë është shum pranë rinovimit të kontratës. Të sigurta për këtë janë mediat lokale shumë pranë klubit napolitan.

Sipas tyre, palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe firma në kontratën e re që zgjatet deri në vitin 2025 është vetëm çështje formale. Nuk bëhen të ditura detajet financiare të rinovimit, por duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, mbrojtësi 26-vjeçar do të ketë rritje në të ardhurat e tij.

Gettyimages 1227800321 1024×1024

Tratattivat kishin nisur prj kohësh, teksa kaluan edhe në momente të vështira, aq sa Elseid Hysaj ishte shumë pranë largimit nga Napoli. Por statusi i tij ndryshoi me uljen në pankinë të Genaro Gattuso. Trajneri ka një rol të rëndësishëm në rinovimin e pritshmën, pasi ishte pikërisht ai që bindi mbrojtësin shqiptar të vazhdojë karrierën me skuadrën napolitane.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com