E bleu për 18 milionë euro para dy javësh, tash Juve kërkon 40 milionë euro nga Milani për Demiral

18 Korrik 2019

Milani vazhdon të insistojë për shërbimet e Merih Demiral, mirëpo Juventusi kërkon 40 milionë euro për mbrojtësin.

Gianluca Di Marzio njofton se interesimi i Rossonerëve është real dhe bisedimet me Bianconerët po vazhdojnë, me kërkesë të trajnerit Marco Giampaolo.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Merih Demiral

Megjithatë, problemi qëndron te shuma që kërkon Zonja e Vjetër për ta lejuar largimin e 21-vjeçarit.

Një metodë alternative është huazimi me opsionin e blerjes, nëse Juve vazhdon të mos tërhiqet nga plani për ta shitur dhe jo vetëm për ta huazuar.

Futbollisti turk iu bashkua Juventusit më 5 korrik 2019 për 18 milionë euro pas sezonit të suksesshëm te Sassuolo. /Telegrafi/

www.telegrafi.com