E bujshme/ Lojtari i Kombëtares pranë marrëveshjes me Genoa-n

Futbollistët e rinj shqiptarë kanë gjetur veten në Itali. Brezi i ri i futbollistëve po merr gjithnjë e më shumë vëmendje. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Kleto Gjuras. Qendërmbrojtësi luan për ekipin Alessandria-sSeria C-në, por duket se do të bëjë hapin e madh në karrierë, pasi futbollisti kërkohet dhe po vëzhgohet nga ekipi i Genoa-s.

Ekipi i Seria A-së është shumë afër arritjes së marrëveshjes me lojtarin shqiptar. Lajmin e bëri të ditur gazetari italian, Alfredo Pedulla. Në sajtin e këtij të fundit lëvizja e lojtarit drejt gjigantëve italianë jepet si e sigurt.

Gjura është një ndër të rinjtë premtues të vendit tonë, jo më kot është edhe pjesë e kombëtare U-19. Ai nuk ka arritur të luajë asnjë minutë për ekipin e parë të Alessandria-s në Serinë C, por ka tërhequr vëmendjen e Genoa-s me paraqitjet e tij të mira në kampionatin e të rinjve. Shpresojmë që futbollisti të nisë rrugën e suksesit dhe të jetë një tjetër emër që do të na zbardhë faqen. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan