E BUJSHME/ Reali studion për pasuesin e Ramosit, Zidan zgjedh 2 emra në Itali, Perez shikon nga Franca

27 Shkurt 2020

Real Madridi duket se po e merr seriozisht zëvendësimin e kapitenit të tij Serxho Ramos.

Media iberike “El Desmarque” raporton se trajneri i “Los Blancos” dhe presidenti i klubit Florentino Perez janë ndarë në dysh për sa i përket alternativave për të pasuar Ramosin. Sipas këtij mediumi, Zidan po vëzhgon në Itali dy qendërmbrojtësit e shumëpërmedur Kalidu Kulibali i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit.

Ndërkohë, kreu i klubit spanjoll preferon Markinjon e PSG-së si pasuesin e Ramosit te 13-herë kampionët e Europës.

Gjatë javëve të fundit, është përfolur në mediat spanjolle se Real është në mëdyshje për t’i rinovuar kontratën Ramosit, por përpara ndeshjes së djeshme me Mançester Sitin në Ligën e Kampioneve, Ramos theksoi se ai dhe nuk klubi nuk po nxitohen për të vendosur rreth të ardhmes së tij.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com