E fejuara e Gotze, Ann Kathrin të lë pa fjalë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
31 Mars 2018 11:11

Ann Kathrin Brommel Vida, është një modele shumë e famshme gjermane, kjo edhe për faktin se është e fejuara dhe bashkëshortja e ardhshme e sulmuesit të Borussia Dortmund, Mario Gotze. Bukuroshja vazhdon të japë “spektakël” në rrjetet sociale, ku përmes profilit të saj në Instagram, poston vazhdimisht foto për ndjekësit e saj, që pak nga pak kap po kapin shifrën e 1 milionëve të tillë. Me postimin e saj të fundit, 28-vjeçarja, e ka kaluar veten pasi, ka promovuar linjën e saj të veshjeve (të cilat përfshijnë fustane vere, por edhe kostume rroba banjosh). Fjalët janë të tepërta, bukuria e saj është me të vërtetë magjepse. Bionde me sy të shkruar dhe një fizik për t’u pasur zili, mund të themi që Gotze është me të vërtetë me fat që ka në krahë Ann. Çifti është në një lidhje prej kohësh, dhe modelja nuk heziton as ta ndjekë në stadiume të dashurin e saj.

Por Ann nuk i përdor rrjetet sociale vetëm për të promovuar biznesin e saj. Bukuroshja gjemane, gjithashtu ka disa tutoriale në Youtube ku i mëson si të bësh një make up perfekt dhe të kujdesesh më së miri për pamjen. Nëse Mario Gotze do të grumbullohet nga Joachim Loeë në Botërorin e Rusisë, Ann padyshim që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në shkallët e stadiumeve, ku do të luajë Gjermania, ashtu siç edhe bëri në Botërorin e Brazilit. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike