E gjitha çfarë kishte thënë Messi në moshën 16-vjeçare në intervistën e parë si lojtar i Barcelonës

30 Mars 2020

Për gati dy dekada, Lionel Messi ka bërë që shumë tifozë në mbarë botën të admirojnë futbollin shkaku i lojës së tij.

Por, ishte një kohë kur argjentinasi ishte vetëm një talent premtues, e që pritej që të sillte sukses të madh në Camp Nou.

Kthehemi në vitin 2003, Messi kishte intervistën e parë si lojtarët i Barcelonës në televizionin e klubit, pasi kishte nënshkruar kontratën e tij të pare profesionale.

Lexo po ashtu: E ardhmja e Lionel Messit para një dileme të madhe: A mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë?

“Ata më thirrën mua, më thanë se do më bënin një lojtar profesional dhe ishte diçka ambicioze”, ka thënë Messi kur ishte 16-vjeçar.

“Këtu, lojtarët me moshën 18, 19-vjeçare vazhdojnë të luajnë në akademi, por në Argjentinë me 16 ose 17 ju luani në ligën e parë, pasi atje nuk ka shumë para”.

Lexo po ashtu: Rinovimi i kontratës së Lionel Messit është prioritet i Barcelonës – opsionet dhe detajet nga bisedimet

Argjentinasi i ishte bashkuar Barcelonës më vonë, pasi ishte zbuluar në vendlindjen e tij.

Por, sulmuesi ka zbuluar s nuk k kishte të lehtë jetë në Spanjë.

Lexo po ashtu: Pochettino kërkon bashkim me Messin te Newell's Old Boys

“Në sezonin tim të parë, kisha një kohë të vështirë këtu”, ka vazhduar ai. “Gjashtë muajt e parë ishte të vështirë, pasi nuk kisha as letrat”.

“Në ndeshjen e parë u lëndova dhe isha për dy muaj i papunë. Ishte diçka e shëmtuar, pasi filloi të më humbiste edhe besimi, isha i mbyllur në dhomën time, nuk flisja me askënd”.

Lexo po ashtu: Publikohet lista e lojtarëve më të paguar në futboll – Messi është i pakonkurrencë

“Mirëpo, ditë më vonë – bashkëlojtarët filluan të komunikonin me mua, ishim disi më të afërt dhe qëndronim së bashku më shumë”.

Kur u bë 17-vjeçar, Messi dëshiron të debutonte në skuadrën e dytë dhe së paku të ishte rezervist aty.

Lexo po ashtu: Luis Enrique: Messi kishte vetëm një lojtar të afërt me talentin e tij te Barcelona

“Dëshiroja që të kaloja menjëherë në Barcelonën B dhe mos të luaja në atë C. Kur kalova në B, kisha mundësinë të shikoja edhe lojtarët e skuadrës së parë dhe entuziazmi ishte i madh”, ka shtuar më tej ai.

Messi shumë shpejtë arriti të futej edhe në skuadrën e parë e që nga aty ai ka arritur të fitojë gjashtë Topa të Artë dhe shumë trofe me Barcelonën, duke qenë njëri ndër më të mirët në histori të futbollit, për mos të thënë më i miri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan